shba kap anijen e trete te naftes ne oqeanin indian qe ishte nen sanksione 699dc09074641

SHBA kap anijen e tretë të naftës në oqeanin Indian që ishte nën sanksione

February 24, 2026
1 minut lexim

Forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar anijen e tretë të naftës që ishte nën sanksione ndërkombëtare.

Anija quhet Bertha, ajo lundronte nën një flamur të Ishujve Kuk, dhe është ndjekur nga forcat amerikane nga ujërat e Karaibeve deri në Oqeanin Indian, sipas Pentagonit.

Forcat amerikane kryen një operacion të paqetë të ndalimit dhe ngjitjes në anije gjatë natës, duke thënë se Bertha po shkelte sanksionet e vendosura dhe po përpiqej t’i shmangej mbikëqyrjes.

Anija ishte nën sanksione të SHBA-së që nga janari 2020, për shkak të lidhjeve me tregtinë e paligjshme të naftës dhe firmës menaxhuese ndërkombëtare, sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit të Thesarit amerikan.

Pentagoni tha se ai ishte të treti anije e kapur në këtë lloj operacioni, pas ndërhyrjeve të mëparshme ndaj dy tankerëve të tjerë nën sanksione – Aquila II dhe Marinera – që janë ndaluar në operacione të veçanta gjatë muajve të fundit.

Sipas Pentagonit, operacioni është pjesë e përpjekjeve amerikane për të ndaluar transportet e paligjshme të naftës që tentojnë të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe vazhdojnë të operojnë në shkallë globale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

paralajmeron spektakel ndaj benfikes 699dbfc257204
Lajmi i mëparshëm

Paralajmëron spektakël ndaj Benfikës

kater vitet e nje lufte ukrainasit ne tirane rrefejne dhimbjen dhe shpresen per paqe ne atdhe kemi frike per ta 699dc154ec273
Lajmi i radhës

Katër vitet e një lufte/ Ukrainasit në Tiranë rrëfejnë dhimbjen dhe shpresën për paqe në atdhe: Kemi frikë për ta

Të fundit nga

Vjosa Osmani takohet me deputetin Haxhi Avdyli

Vjosa Osmani është takuar me deputetin Haxhi Avdyli, në bazë të pamjeve. Edhe pse nuk janë bërë publike detaje konkrete, takime të tilla zakonisht shërbejnë për koordinim dhe shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet
ShkoLartë