shba ja sanksionon ish zyrtare te malit te zi 68c19cb3d6702

SHBA-ja sanksionon ish-zyrtarë të Malit të Zi

September 10, 2025
1 minut lexim

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e sanksioneve ish-zyrtarë nga Mali i Zi për shkak se ata dyshohet se janë përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë ndihmuar në operacione të trafikimit të drogës.

Sipas njoftimit zyrtarët e sanksionuar janë ish-kryetari i Budvës dhe deputeti Millo Bozhoviq, dhe ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica.

Atyre iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Uashingtonit, Bozhoviq ka abuzuar me pozitat e tij publike për të mbështetur krimin e organizuar dhe operacionet të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Ndërkaq, Medenica, sipas DASH-it, ka abuzuar me pozitën e saj publike për të mbështetur një organizatë kriminale të kontrabandës duke nxjerrë informacione gjyqësore, duke ndërmjetësuar vendime gjyqësore dhe duke pranuar ryshfet për të ndikuar në vendimet gjyqësore në këmbim të parave të gatshme dhe pasurisë së paluajtshme.

“Ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar trafikimin e drogës dhe organizatat kriminale transnacionale si dhe korrupsionin që kërcënon interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor e përtej”, u tha në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dronet e rrezuar ruse ne poloni vrajolli fuqite e medha po sjellin rrezik per luften e trete boterore 68c19ba0bc10d
Lajmi i mëparshëm

​Dronët e rrëzuar rusë në Poloni, Vrajolli: Fuqitë e mëdha po sjellin rrezik për Luftën e tretë botërore

rusia reagon pas akuzave nga varshava dronet tane nuk ishin te destinuar per territorin polak 68c19e6593a5e
Lajmi i radhës

Rusia reagon pas akuzave nga Varshava: Dronët tanë nuk ishin të destinuar për territorin polak

Të fundit nga

​Vendimi i papritur i Zinedine Zidane

Legjenda franceze, të cilën disa e lidhin me Real Madridin, bëhet aksionar i Union Club de Touraine, një ekip i divizionit të pestë, përpara se të pranojë sfidën e menaxhimit të Francës.
ShkoLartë