shba ja e terheq nominimin e mark brnovichit per ambasador te ri ne serbi 68e02773616b2

SHBA-ja e tërheq nominimin e Mark Brnovichit për ambasador të ri në Serbi

October 3, 2025
1 minut lexim

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka tërhequr nominimin e Mark Brnovichit për ambasador të ri në Serbi, sipas një vendimi të publikuar në faqen e internetit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit amerikan.

Arsyet për tërheqjen e emërimit të Mark Brnovichit nuk janë bërë të ditura.

Në fund të marsit, Trumpi pati njoftuar se do ta emëronte Brnovichin si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Serbi.

Trump kishte thënë asokohe se Brnovich “do të jetë mbrojtës i fuqishëm i lirisë dhe do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën”.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambasador në Beograd që nga janari i këtij viti, kur Christopher Hill u largua pas kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bitcoin i afrohet rekordit te ri 68e02737b774e
Lajmi i mëparshëm

Bitcoin i afrohet rekordit të ri

besnik osmani ne fushe kosove prezantuam zotimet dhe kandidatet qe do ta perfaqesojne me dinjitet komunitetin 68e02e4f4468b
Lajmi i radhës

Besnik Osmani në Fushë Kosovë: Prezantuam zotimet dhe kandidatet që do ta përfaqësojnë me dinjitet komunitetin

Të fundit nga

ShkoLartë