shba i bashkohet izraelit terhiqet nga bisedimet per armepushim ne gaza 688319a1827f8

SHBA i bashkohet Izraelit, tërhiqet nga bisedimet për armëpushim në Gaza

July 25, 2025
1 minut lexim

Negociatorët izraelitë dhe amerikanë kanë vendosur të tërhiqen nga bisedimet për armëpushim në Gaza në kryeqytetin e Katarit, Doha, me Uashingtonin që akuzon Hamasin se nuk “vepron me mirëbesim”.

Në një deklaratë, i dërguari special i ShBA-së, Steve Witkoff, tha: “Ne kemi vendosur ta sjellim ekipin tonë në shtëpi nga Doha për konsultime pas përgjigjes së fundit nga Hamasi, e cila tregon qartë mungesën e dëshirës për të arritur një armëpushim në Gaza”, shkruan BBC.

Qeveria izraelite nuk tha se çfarë e shkaktoi tërheqjen e saj, por një zyrtar i lartë izraelit u citua në mediat lokale të thoshte se nuk kishte “kolaps” në negociata.

Hamasi tha se ishte i befasuar nga vërejtjet e Witkoff dhe se ishte “i etur” të vazhdonte negociatat.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashikimi i motit per diten e sotme maksimalet deri ne 39 grade celsius 688318b196cb0
Lajmi i mëparshëm

Parashikimi i motit për ditën e sotme, maksimalet deri në 39 gradë Celsius

shkupi shenon 62 vjetorin e termetit katastrofik 68832b00d64bc
Lajmi i radhës

Shkupi shënon 62-vjetorin e tërmetit katastrofik

Të fundit nga

ShkoLartë