shba heq sanksionet ndaj ish presidentit te paraguait 68e4c4b3c46c3

SHBA heq sanksionet ndaj ish-presidentit të Paraguait

October 7, 2025
1 minut lexim

Departamenti i Thesarit i SHBA-së e hoqi ditën e djeshme sanksionet që ishin vendosur ndaj ish-presidentit të Paraguait Horacio Cartes, i cili ka drejtuar vendin nga viti 2013 deri në vitin 2018.

Uashingtoni e kishte akuzuar atë për “korrupsion të pakontrolluar” gjatë mandatit të tij.

Në reagimin e pare pas këtij vendimi, Cartes e falenderoi presidentin amerikan Donald Trump për “ndjenjën e drejtësisë” që kishte treguar.

Emri i 69-vjeçarit, i cili është një ndër biznesmenët më të pasur të Paraguait dhe vazhdon të jetë lider i partisë që është në pushtet, është hequr nga lista e personave ndaj të cilëve janë vendosur sanksione, sipas një përditësimi të shërbimit të kontrollit të burimeve të jashtme të Departamentit të Thesarit.

Cartes shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen e tij për heqjen e sanksioneve, duke thënë se “është bërë drejtësi”.

Ai falenderoi personalisht Presidentin Trump për veprimet e tij të “efektshme dhe me ndjenjë drejtësie” pasi shqyrtoi “të gjitha faktet e lidhura”.

Në vitin 2023, SHBA kishin ngrirë asetet e Cartes dhe kishin ndaluar çdo transaksion me individë apo kompani të tjera të SHBA-së, duke e akuzuar për korrupsion të shfrenuar.

Sipas OFAC, gjatë mandatit të tij, Cartes kontrollonte jetën politike të vendit me anë të “pagesave në natyrë” dhe “shpërblimeve” që arrinin nga 5,000 deri në 50,000 dollarë për çdo deputet besnik.

Në vitin 2022, Departamenti i Shtetit i kishte hedhur akuza për “korrupsion të rëndësishëm”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

live vrasja e gjyqtarit astrit kalaja ne sallen e gjyqit arrestohen xhaxhi i autorit dhe punonjesi i sigurise policia detektori 68e4c4441ed65
Lajmi i mëparshëm

LIVE/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Arrestohen xhaxhi i autorit dhe punonjësi i sigurisë, policia: Detektori…

sulmi i hamasit analiza nga cnn pse izraeli nuk e perkujton zyrtarisht 7 tetorin sot 68e4c665d4fac
Lajmi i radhës

Sulmi i Hamasit, analiza nga CNN: Pse Izraeli nuk e përkujton zyrtarisht 7 Tetorin sot?

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë