shba heq disa sanksione ndaj naftes iraniane 69bee0736f37a

SHBA heq disa sanksione ndaj naftës iraniane

March 21, 2026
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të lehtësojnë disa nga sanksionet ndaj naftës së Iranit.



Departamenti i Thesarit njoftoi se, për një periudhë 30-ditore, do të lejohet transportimi dhe shitja e naftës së papërpunuar si dhe produkteve të naftës të prodhuara në Iran.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e përshkroi këtë vendim si “të kufizuar dhe të targetuar me kujdes”, duke theksuar se është masë e përkohshme që synon të mundësojë shitjen e naftës iraniane që aktualisht është e bllokuar në det.

Ai shtoi se, duke e zhbllokuar përkohësisht këtë furnizim ekzistues, SHBA-ja do të sjellë shpejt rreth 140 milionë fuçi naftë në tregjet globale, duke rritur ofertën e energjisë dhe duke ndihmuar në zbutjen e presioneve të përkohshme në furnizim.

Megjithatë, çmimet e naftës dhe gazit mbeten të larta, shkruan skynews.

Ato kanë rënë nga 119 dollarë për fuçi të naftës Brent dje, në rreth 107 dollarë këtë mëngjes, ndërsa para luftës çmimi ishte rreth 72 dollarë për fuçi.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ngjarje makabre ne kocan gjendet trupi i dekompozuar i nje gruaje dyshimet e para jane tmerruese 69bedffc6ae31
Lajmi i mëparshëm

Ngjarje makabre në Koçan: Gjendet trupi i dekompozuar i një gruaje, dyshimet e para janë tmerruese!

qeveria neser pritet te miratoje masa emergjente per rritjen e cmimeve te karburanteve 69bee6170143e
Lajmi i radhës

Qeveria nesër pritet të miratojë masa emergjente për rritjen e çmimeve të karburanteve

Të fundit nga

Teuta dhe Partizani ndahen në paqe

4 gola shënohen në “Niko Dovana”, por nuk ka fitues përballja direkte mes dy skuadrave që pretendojnë një vend në “Final 4”. Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja Teuta-Partizani.. Ka qenë e bukur
ShkoLartë