shba feston 250 vjetorin kasami amerika eshte mik i deshmuar i shqiptareve 6a494be23ab51

SHBA feston 250-vjetorin, Kasami: Amerika është mik i dëshmuar i shqiptarëve

July 4, 2026
1 minut lexim

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke vlerësuar rolin historik të SHBA-ve si simbol i lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Në mesazhin e tij, Kasami theksoi se shpallja e pavarësisë amerikane para dy shekujsh e gjysmë përfaqësoi një ide që ndryshoi rrjedhën e historisë botërore.

“Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 250-vjetorin e pavarësisë së tyre. 250 vjet që kur një ide ndryshoi botën: se liria, dinjiteti dhe të drejtat e njeriut nuk janë privilegj, por e drejtë e lindur e çdo populli”, deklaroi Kasami.

Ai nënvizoi gjithashtu rolin që SHBA-të kanë pasur për shqiptarët dhe vendin në periudha të rëndësishme historike, duke i cilësuar si aleat të dëshmuar.

“Amerika është aleat dhe mik i dëshmuar në momentet më vendimtare të historisë sonë”, u shpreh ai.

Kasami theksoi se vlerat mbi të cilat është ndërtuar demokracia amerikane duhet të mbeten udhërrëfyes edhe në angazhimin politik dhe institucional.

“Jemi të përkushtuar që këto vlera – demokracia, sundimi i ligjit dhe barazia e qytetarëve – të jenë themeli i punës sonë të përditshme”, tha bashkëkryetari i VLEN-it.

Në fund të urimit, ai uroi popullin amerikan dhe partnerët e përhershëm të vendit, duke përcjellë mesazhin: “Happy 250th Independence Day, America!”.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

temperaturat e larta shkaktojne kaos ne festimet e dites se pavaresise 6a4948728f107
Lajmi i mëparshëm

Temperaturat e larta shkaktojnë kaos në festimet e Ditës së Pavarësisë

kumanova do te marre kredi prej 1 6 milione eurosh pasi shpenzoi 4 milione euro per transport publik falas 6a494d3c25539
Lajmi i radhës

Kumanova do të marrë kredi prej 1.6 milionë eurosh, pasi shpenzoi 4 milionë euro për transport publik falas

Të fundit nga

ShkoLartë