shba e be arrijne marreveshjen tregtare 68868193050e0

SHBA e BE arrijnë marrëveshjen tregtare

July 27, 2025
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian arritën sot një marrëveshje tregtare, duke i dhënë fund pasigurisë disamujore, njoftoi presidenti Donald Trump pas një takimi me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Skoci.

“Mendoj se është shumë mirë që arritëm një marrëveshje sot, në vend që të luanim lojëra”, u tha Trump gazetarëve, së bashku me von der Leyen, pas bisedimeve në resorin e tij të golfit në Turnberry, Skoci.

Presidenti amerikan tha se mendon që marrëveshja do të jetë “e shkëlqyer” për të dyja palët, e cila përcakton normën e SHBA-së në 15 për qind për mallrat e Bashkimit Evropian.

“Do të na afrojë më shumë, është një partneritet në një farë mënyre”, shtoi Trump.

Më parë, Uashingtoni kishte kërcënuar me një normë tarifore prej 30 për qind, transmeton KosovaPress.

Presidentja e Komisionit Evropian gjithashtu vlerësoi marrëveshjen, duke thënë se është një “marrëveshje e madhe”.

“Kemi një marrëveshje; kemi një marrëveshje tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë, dhe është një marrëveshje e madhe”, vuri në dukje ajo, e cila vjen pas “negociatave të vështira”.

Marrëveshja përfshin gjithashtu premtime nga Bashkimi Evropian për miliarda dollarë në investime dhe blerje energjie.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pdk garon ne 36 komuna ne zgjedhjet lokale miratohet lista perfundimtare e kandidateve per kryetare 688680694e679
Lajmi i mëparshëm

​PDK garon në 36 komuna në zgjedhjet lokale, miratohet lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë

u fut ne det dhe nuk doli me ne breg zhduket 57 vjecari portugez ne sarande 68868642517bb
Lajmi i radhës

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

Të fundit nga

ShkoLartë