shba dhe be do te rifillojne bisedimet mbi tarifat 6922127397d35

SHBA dhe BE do të rifillojnë bisedimet mbi tarifat

November 22, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë bisedimet tregtare javën e ardhshme pas një ndërprerjeje dy-mujore, në një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet e mbetura mbi një marrëveshje të diskutueshme tarifore të arritur në korrik.

Sekretari amerikan i Tregtisë Howard Lutnick dhe përfaqësuesi i Tregtisë Jamieson Greer, do të mbërrijnë në Bruksel të hënën për takime me ministra, komisionarë të BE-së dhe udhëheqës të industrisë, raporton Guardian, përcjell KosovaPress.

“Duhet të qëndrojmë të përqendruar, ajo që nuk duam është që vendet individuale t’u drejtohen atyre dhe të kërkojnë marrëveshje për këtë, atë dhe të tretën”, tha një burim i informuar.

Në korrik, Brukseli arriti një marrëveshje me presidentin amerikan në Skoci për të shmangur kërcënimin e vendosjes së tarifave 50 për qind. Në vend të kësaj, u ra dakord për një tarifë bazë 15 për qind, por Uashingtoni tash e ka bërë të qartë se zbatimi i ngadaltë i marrëveshjes, e cila nuk është ligjërisht e detyrueshme, duhet të miratohet nga parlamenti, një proces që mund të zgjasë deri në shkurt.

Ndër çështje kryesore që do të diskutohen janë tarifat e mbetura prej 50 për qind për çelikun dhe aluminin, tarifat e ndara për produktet me përbërës çeliku dhe taksat për ushqimin dhe pijet. Disa shtete anëtare, përfshirë Francën e goditur nga tarifat e konjakut, Irlandën nga uiski dhe të gjitha vendet prodhuese të verës, duan që taksa prej 15 për qind mbi verën dhe pijet alkoolike të hiqet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

airdrop ne iphone nga tash e tutje do te ndaje te dhenat edhe me android 692212318ed5c
Lajmi i mëparshëm

​AirDrop në iPhone nga tash e tutje do të ndajë të dhënat edhe me Android

samiti per klimen ne brazil miratohet marreveshja jo detyruese per te reduktuar lendet djegese fosile 6922142986888
Lajmi i radhës

Samiti për klimën në Brazil, miratohet marrëveshja jo-detyruese për të reduktuar lëndët djegëse fosile

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë