Ushtria amerikane do të zbatojë një bllokadë në Gjirin e Omanit dhe në Detin Arabik, në lindje të Ngushticës së Hormuzit, e cila do të vlejë për të gjithë trafikun detar, pavarësisht flamurit, ka njoftuar United States Central Command në një njoftim për marinarët, sipas Reuters.
“Çdo anije që hyn ose del nga zona e bllokuar pa autorizim do t’i nënshtrohet ndalimit, devijimit dhe kapjes,” thuhet në njoftim.
Megjithatë, sipas deklaratës, bllokada nuk do të pengojë kalimin neutral tranzit përmes Ngushticës së Hormuzit drejt ose nga destinacione jo-iraniane.
Burimi: opinion.al


