shba be dhe zyrtare ukrainas takohen sot ne britani para takimit trump putin 689756a5780ca

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

August 9, 2025
1 minut lexim

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, do t’i mirëpresin të shtunën në një takim këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Evropa dhe SHBA-ja për të biseduar për luftën e Rusisë në Ukrainë, tha zyra e kryeministrit Keir Starmer.



Kryeministri britanik Starmer bisedoi në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para takimit të sigurisë, sipas njoftimit.

Takimi do të jetë “një forum i rëndësishëm për të biseduar për përparimin drejt sigurimit të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

“Të dy liderët përshëndetën dëshirën e presidentit Trump për t’i dhënë fund kësaj lufte barbare dhe pajtuan se duhet të vazhdojmë të ushtrojmë trysni ndaj Putinit, që të përfundojë luftën e tij të paligjshme”, thuhet në komunikatë.

“Kryeministri e mbylli bisedën duke përsëritur mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën dhe popullin e saj”.

Ky takim do të mbahet një ditë pasi u konfirmua zyrtarisht takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, të premten e ardhshme në Alaskë.

Synimi i takimit të Trumpit me Putinin është për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.

Ende nuk ka pasur ndonjë përmendje të pjesëmarrjes së Ukrainës në samitin e 15 gushtit, pavarësisht insistimit të Kievit dhe vendeve evropiane se vendi i shkatërruar nga lufta duhet të jetë pjesë e negociatave.

Megjithatë, këshilltari i sigurisë kombëtare të Ukrainës do të marrë pjesë në takimin e së shtunës, së bashku me homologët e tij evropianë dhe amerikanë, tha zyra e Starmerit.

Vance ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për pushime dhe e nisi vizitën të premten me një takim me Lammyn në rezidencën qeveritare britanike në juglindje të Londrës./REL

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trafik armesh me autobus drejt italise arrestohen tre persona 6897557bc79b2
Lajmi i mëparshëm

Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohen tre persona

iseni rreth 300 avancime dhe punesime te reja per shqiptaret ne mpb 6897571d111c1
Lajmi i radhës

Iseni: Rreth 300 avancime dhe punësime të reja për shqiptarët në MPB

Të fundit nga

ShkoLartë