shasivari dhe gervalla dakordohen per thellimin e bashkepunimit ne drejtesi 6aed36614c69b

Shasivari dhe Gërvalla dakordohen për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi

November 6, 2026
1 minut lexim

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim bilateral me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, që po mbahet në Budva.

Sipas njoftimit të Shasivarit, në takim është rikonfirmuar bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve dhe është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit institucional në fushën e drejtësisë.

Fokusi i diskutimeve, siç bëhet e ditur, ishte shkëmbimi i përvojave, forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe avancimi i reformave në përputhje me standardet evropiane.

“Kosova është partner i rëndësishëm për vendin tonë. Bashkëpunimi ynë duhet të jetë i vazhdueshëm, konkret dhe i orientuar drejt rezultateve, në funksion të institucioneve më efikase dhe drejtësisë që garanton besimin e qytetarëve”, ka deklaruar Shasivari.

Ai ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve përbëjnë një bazë të fortë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tronditje ne wall street gjigantet e teknologjise humbin qindra miliarda dollare pas zgjedhjeve ne shba 6aed1b3795d47
Lajmi i mëparshëm

Tronditje në Wall Street: gjigantët e teknologjisë humbin qindra miliarda dollarë pas zgjedhjeve në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë