shaqiri rebalanci i buxhetit anashkalon shqiptaret dhe projektet ne vendbanimet me shumice shqiptare 6866c7d1dd781

Shaqiri: Rebalanci i Buxhetit anashkalon shqiptarët dhe projektet në vendbanimet me shumicë shqiptare

July 3, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, reagon ashpër mbi propozim-rebalancin e Buxhetit për vitin 2025.

Sipas deputetit Shaqiri, me propozimin e rebalancit, shumica qeverisëse anashkalon dhe përbuz shqiptarët dhe projektet për vendbanimet me shumicë shqiptare.

“Në debatin e sotshëm për propozim-rebalancin e buxhetit për vitin 2025, paraqita vërejtjet e mia me fokus të veçantë se kemi një shkelje flagrante dhe nëpërkëmbje të zërave buxhetorë, ku pritej që nga propozim-buxheti i vitit 2025 të ketë financim të disa projekteve infrastrukturore në të mirën e qytetarëve shqiptarë”, sqaron deputeti Shaqiri dhe vazhdon se me këtë propozim buxheti, politikat zhvillimore për shqiptarët janë inekzistente.

“Edhe një herë kemi anashkalim dhe përbuzje të nevojave infrastrukturore, si dhe politikave zhvillimore të zonave të banuara shqiptare, edhe përkundër faktit që bizneset shqiptare dhe populli shqiptar kontribuojnë me një përqindje të theksuar në buxhetin e shtetit”, deklaron Rijad Shaqiri, deputet i ASH.

Në reagimin e tij, deputeti i ASH-së thotë se eurointegrimet as që duhen diskutuar me këtë propozim buxhet.

Deputeti Shaqiri ngre shqetësime edhe për projektet shëndetësore, sidomos për ndërtimin e klinikave.

“Qendrat klinike që ishin të parapara për t’u financuar në projekt-buxhetin e vitit 2025, sot janë vetëm pa mjete financiare”, mbyll reagimin e tij deputeti i ASH, Rijad Shaqiri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me 2 miliarde euro hua borxhi publik arrin 64 7 keshilli fiskal me kredine britanike do te rritet borxhi publik 6866c4896d3fe
Lajmi i mëparshëm

Me 2 miliardë euro hua – borxhi publik arrin 64.7%! Këshilli Fiskal: Me kredinë britanike do të rritet borxhi publik

nis fushata e korrje shirjeve ne malisheve 6866c84a6ff27
Lajmi i radhës

​Nis fushata e korrje-shirjeve në Malishevë

Të fundit nga

ShkoLartë