shaqir totaj prezanton master planin per 2 mije vendparkingjet e reja ne prizren 68e27ceeaae0a

Shaqir Totaj prezanton master-planin për 2 mijë vendparkingjet e reja në Prizren

October 5, 2025
1 minut lexim

Një nga sfidat më të mëdha urbane të Prizrenit, mungesa e parkingjeve, po merr zgjidhje përfundimtare. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka nisur puna për adresimin e çështjes së parkimit në qytet, me synimin për të krijuar rreth 2 mijë vendparkingje të reja në katër lokacione strategjike.

“Prizreni është një qytet që pret mijëra vizitorë çdo ditë, sidomos gjatë fundjavave dhe sezonit turistik. Kjo ka krijuar nevojën për një sistem të ri dhe të qëndrueshëm parkimi. Prandaj, kemi nisur një proces serioz për ta adresuar këtë problem në mënyrë afatgjatë” – deklaroi Kryetari Totaj.

Ai theksoi se këto parkingje do të jenë pjesë e konceptit të Prizrenit modern, që synon ta balancojë zhvillimin urban me nevojat e qytetarëve dhe të ekonomisë lokale.

“Do të ndërtojmë parkingje funksionale, të menaxhuara me standarde moderne, që jo vetëm do ta lehtësojnë qarkullimin, por edhe do ta përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Kjo është pjesë e vizionit tonë për Prizrenin e transformuar” – shtoi ai.

Kryetari Totaj bëri të ditur se projektet janë në përgatitje dhe disa prej tyre kanë hyrë në fazën e implementimit, duke u fokusuar në lokacione që e përkrahin zhvillimin e turizmit dhe lehtësojnë komunikacionin në qendër.

“Këto 2 mijë vendparkingje janë vetëm faza e parë e një procesi që do ta modernizojë infrastrukturën e qytetit. Transformimi i Prizrenit tashmë ka nisur dhe do të vazhdojë me ritme të larta” – përfundoi Totaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plani per gazen trump kercenon hamasin me shfarosje te plote nese refuzon armepushimin 68e277c58153b
Lajmi i mëparshëm

Plani për Gazën, Trump kërcënon Hamasin me “shfarosje të plotë” nëse refuzon armëpushimin

ronaldo sharka rrefim prekes ne big brother deshtova sepse mu rikthyen traumat e bullizimit 68e27e1742ac5
Lajmi i radhës

Ronaldo Sharka rrëfim prekës: Në Big Brother dështova sepse mu rikthyen traumat e bullizimit

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë