shaqir totaj koalicioni me ldk ne eshte bashkim per prizrenin e zhvillimit dhe bashkepunimit 6907bb54986b9

Shaqir Totaj: Koalicioni me LDK-në është bashkim për Prizrenin e zhvillimit dhe bashkëpunimit

November 2, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur arritjen e koalicionit për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar këtë hap si një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit dhe për një qeverisje më gjithëpërfshirëse.

“Rezultati i rundit të parë të zgjedhjeve tregoi qartë besimin e qytetarëve për të vazhduar edhe një mandat me punë të mira dhe vepra konkrete për Prizrenin,” ka deklaruar Totaj, duke theksuar se mbështetja e treguar në çdo lagje, në qytet dhe në fshat, është dëshmi e rrugës së drejt që është ndjekur gjatë mandatit të parë.

Ai shtoi se puna për Prizrenin nuk ndalet:

“Jemi të vetëdijshëm se ende ka shumë për të bërë. Pikërisht për këtë arsye kemi shpalosur një vizion të ri zhvillimi me projekte të mëdha që e modernizojnë Prizrenin edhe më tej”.

Totaj theksoi se filozofia e tij e qeverisjes është ajo e gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit, pavarësisht bindjeve politike.

“Në jetë kam ndjekur parimin e bashkimit dhe afrimit me qëllim të afirmimit të të mirës publike. Kam punuar me profesionistë të bindjeve të ndryshme politike, por gjithmonë kam ndjekur rrugën e drejtësisë, barazisë dhe respektimit të ligjit.”

Në lidhje me marrëveshjen me LDK-në, Kryetari Totaj u shpreh se ky koalicion është garanci për një qeverisje më efektive:

“Jam i lumtur ta ndaj lajmin e arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje me LDK-në. Jam i bindur se idetë e reja dhe përvoja e kësaj force politike do t’i shërbejnë Prizrenit edhe më shumë”.

Në fund, Totaj falënderoi kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, për bashkëpunimin dhe mbështetjen në balotazh.

“Ky është shembull i pjekurisë politike dhe i vendosjes së interesit të qytetarëve mbi interesat partiake. Para Prizrenit dhe qytetarëve të tij, të gjitha interesat e tjera mbesin në plan të dytë”.

“Prizren, urime dhe na priftë e mbara! Rrugëtojmë bashkë +4 për Prizrenin e të gjithëve dhe për të gjithë!” – përfundoi Kryetari Shaqir Totaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

le te shohe bota te keqen e vertete erika kirk kerkon kamerat e gjyqit te vrasesit se bashkeshortit se saj charlie kirk 6907b625748ba
Lajmi i mëparshëm

“Le të shohë bota të keqen e vërtetë”, Erika Kirk kërkon kamerat e gjyqit të vrasësit së bashkëshortit së saj, Charlie Kirk

ferrari pergatitet per dasme leclerc i propozon alexandres se tij ajo thotepo 6907bc76b2b85
Lajmi i radhës

Ferrari përgatitet për dasmë; Leclerc i propozon Alexandrës së tij, ajo thotë…’Po!’

Të fundit nga

Samsung po përgatit “baterinë e ëndrrave”

Samsung, sipas mediave të huaja të teknologjisë, po punon në një teknologji të re të baterive që mund të çojë drejt krijimit të baterive me kapacitet shumë të madh për telefonat inteligjentë.

Akanji bind Interin

Për Manuel Akanji, një titull në Serie A do të kishte një domethënie të veçantë. Mbrojtësi zviceran ka fituar trofe në çdo kampionat ku ka luajtur më parë në Zvicër me Baselin,
ShkoLartë