shakira prek me veprimin e saj ndihmon familjet e goditura nga permbytjet ne teksas 686b9eea171de

Shakira prek me veprimin e saj, ndihmon familjet e goditura nga përmbytjet në Teksas

July 7, 2025
1 minut lexim

Shakira do të dhurojë një pjesë të të ardhurave nga koncerti i saj për familjet e prekura nga përmbytjet shkatërruese në Teksas.

Këngëtarja shprehu ngushëllimet e saj për viktimat dhe familjet e të prekurve nga përmbytjet në zonën e Teksasit.

“I dashur San Antonio, zemrat dhe lutjet tona janë me ata që janë prekur nga përmbytjet në zonën qendrore të Teksasit”, shkroi Shakira në X,  duke shtuar: “Ne po dhurojmë një pjesë të të ardhurave nga koncerti i sonte për Organizatën Bamirëse Katolike të San Antonios, e cila po ofron ndihmë për familjet e prekura nga katastrofa.”

Këngëtarja shtoi një link në platformën e donacioneve të drejtuar nga Catholic Charities: ‘Nëse dëshironi të bashkoheni në donacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë. Ndihma juaj është e rëndësishme dhe e vlefshme.”

Performanca e Shakirës në Teksas të shtunën në mbrëmje ishte e fundit përpara se ajo të rifillojë turneun e saj në Kaliforni në gusht. Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që përfshiu shtetin jugor amerikan të Teksasit tani ka arritur në 80, dhe ky numër është pothuajse i sigurt se do të rritet ndërsa shpresat për të gjetur 10 fëmijët ende të zhdukur po pakësohen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fluksi i mergimtareve komuna e prishtines zgjat orarin per disa sherbime komunale 686b9dbdd2fb1
Lajmi i mëparshëm

Fluksi i mërgimtarëve: Komuna e Prishtinës zgjat orarin për disa shërbime komunale

murtazani ne paris ne takim me ministrin per ceshtje evropiane 686ba3248287b
Lajmi i radhës

Murtazani në Paris në takim me ministrin për Çështje Evropiane

Të fundit nga

ShkoLartë