shabani lapaj kishte dhene garanci se do jepte doreheqjen nuk e mbajti fjalen 687d619d3e619

Shabani: Lapaj kishte dhënë garanci se do jepte dorëheqjen, nuk e mbajti fjalën

July 20, 2025
1 minut lexim

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, konfliktin me Adriatik Lapajn e “Shqipëria Bëhet”.

“Ka një tension që lidhet me premtimin për përfaqësim në Parlament. Sistemi zgjedhor na ka detyruar që të dalim me një skemë ku lista e mbyllur do të jepte dorëheqjen (46 kandidatë) dhe të gjithë të tjerët ishim te lista e hapur. Para se të ndodhte e gjitha kjo, pati diskutim se kush do e drejtonte koalicionin dhe vendosëm ta drejtonte më i riu ndër ne, që ishte Adriatik Lapaj, i cili, si kryetar, do të ishte edhe më i promovuari. Për pasojë, do të kishte avantazh ndaj të tjerëve. Shqetësimi ishte se ky avantazh mund të ishte i padrejtë. Për këtë arsye, garancia ishte që nëse marrim vetëm 1 mandat, nuk do të ishte Adriatiku”, tha Shabani.

“Kishte një garë mes gjithë të tjerëve dhe kishte një angazhim të drejtuesit të koalicionit, i cili tha që “ju nuk po futeni në garë për të më bërë mua deputet sepse nuk jam këtu për karrierën time personale”. Kjo garanci u tha edhe publikisht më pas. Çfarë ndodhi? Të 46 kandidatët, kur erdhi data 11 maj, firmosën dorëheqjet. Kandidati i 47, që ishte Adriatiku, ndryshoi mendim”, shtoi Shabani.

Sipas tij, kryetari i koalicionit që kishte avantazh ndaj të tjerëve “merrte përsipër që të jepte dorëheqjen”.

“Kjo nuk është shkruar në marrëveshje, por ne jemi njerëz të fjalës dhe janë provat që angazhimi ai ishte. Duke qenë se ishte lider i koalicionit, ai vendoste standardin për të tjerët. Njëri prej personave që kishin firmosur dorëheqjen u ndje i përdorur ngaqë kreu i koalicionit nuk e mbajti fjalën”, shtoi më tej Lapaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje kenge nje mesazh nje lidhje zemrash beyonce falenderon paul mccartney per blackbird 687d4f18727f3
Lajmi i mëparshëm

Një këngë, një mesazh, një lidhje zemrash, Beyoncé falënderon Paul McCartney për “Blackbird”

ballkani zyrtarizon vokrrin 687d62140c301
Lajmi i radhës

Ballkani zyrtarizon Vokrrin

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë