sezoni turistik kontroll ne shengjin per abuzimet me hapesirat publike dhe cmimet e parkingjeve 686be9c6c6165

Sezoni turistik/ Kontroll në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve

July 7, 2025
1 minut lexim

Një aksion i përbashkët i Bashkisë Lezhë, Policisë Bashkiake, Drejtorisë së Urbanistikës, Drejtorisë së Taksave dhe Njësisë Administrative është zhvilluar sot përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit, me qëllim monitorimin dhe verifikimin e zbatimit të rregullave në hapësirat publike dhe stacionet e plazheve.

Kontrollet janë përqendruar në identifikimin e abuzimeve me çmimet e parkingjeve, verifikimin e kontratave të stacioneve të dhëna me administrim privat, përfshirë edhe ato të kompanisë “Lezha Invest”, si dhe në zënien e hapësirave publike pa të drejtë në zonat e plazheve publike.

Gjatë inspektimeve janë evidentuar disa shkelje të ligjshmërisë, për të cilat janë marrë masa të menjëhershme me gjoba administrative, sekuestrime dhe referim i disa rasteve pranë Drejtorisë së Tatimeve për hetim të mëtejshëm tatimor.

Ky aksion është pjesë e një plani të gjerë veprimi për të garantuar rend, barazi dhe transparencë në shfrytëzimin e hapësirave publike gjatë sezonit turistik, si dhe për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe operatorëve të ndershëm turistikë në Shëngjin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hoxha i pergjigjet bdi se nuk ka punesime maqedonasish jane avancime te vjetra se shpejti punesohen 20 shqiptare te rinj 686be066191d0
Lajmi i mëparshëm

Hoxha i përgjigjet BDI-së: Nuk ka punësime maqedonasish, janë avancime të vjetra, së shpejti punësohen 20 shqiptarë të rinj!

nje tjeter refuzim per barcelonen 686bea3e7c440
Lajmi i radhës

​Një tjetër refuzim për Barcelonën

Të fundit nga

ShkoLartë