sezoni i ri i portokalli dedikimi qe luizi ka per kiaren 68e2eea2ba680

Sezoni i ri i “Portokalli”, dedikimi që Luizi ka për Kiarën

October 6, 2025
1 minut lexim

Luiz Ejlli ka ndarë një postim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale. Në Instastory, këngëtari ka publikuar një foto të bashkëshortes së tij, Kiarës, e cila shfaqet mahnitëse me një fustan elegant ngjyrë ari, të stolisur me detaje vezulluese që nxjerrin në pah hijeshinë dhe bukurinë e saj.

Por ajo që e bëri postimin edhe më të veçantë ishte përshkrimi që Luizi zgjodhi të vendosë mbi foto:

“Edhe se është kohë e keqe, furtunë dhe shi, prap falë teje TV rri xham.”

Image

Postimi

Ky dedikim publik, vjen pasi sonte Kiara nis sezonin e ri të “Portokallisë”, në moderim si dhe herë pas here e kemi parë edhe në sketche të ndryshme.

Edhe pse prej kohësh janë në qendër të vëmendjes, Luizi dhe Kiara vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të ngrohtë, shpesh duke e shprehur dashurinë për njëri-tjetrin në mënyrë të thjeshtë, por me shumë domethënie. Dashuria e tyre ka sjellë në jetë një vajzë, Luna, e cila dita ditës rritet me dashurinë e prindërve por dhe të publikut që kaq shumë e do.

Luizi vijon projektet e tij muzikore dhe koncertet, ndërsa Kiara është e fokusuar te show “Portokalli”. Mirëpo çifti ka premtuar se së shpejti do të publikojnë edhe një film ku protagonistë do të jenë të dy.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

punime ne rrjet keds tregon se ku do te kete nderprerje te rrymes te henen 68e2ed6f566a7
Lajmi i mëparshëm

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

ibrahimi me 19 tetor ne komunen e tearces do te nderpritet praktika e keqmenaxhimit nga autoritetet lokale 68e2f2b7be822
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Me 19 tetor në Komunën e Tearcës do të ndërpritet praktika e keqmenaxhimit nga autoritetet lokale

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë