Sezoni festiv ka nisur spektakolar në DigitAlb, sepse këto janë festat e dëshirave më përrallore në çdo kanal me programacionin më special që keni parë ndonjëherë.
Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve, imazhi zyrtar i DigitAlb Ledion Liço, u shpreh se kjo është paketa më unike në botë, e cila sjellë kaq shumë evente, me një çmim fare të lirë.
“DigitAlb e ka bërë gati dhuratën më të madhe ndonjëherë për këto festa fundviti, sepse përveç atyre që tashmë jeni mësuar t’i shihni në DigitAlb, Premier League, La Liga, Kombëtaren, Dardanët, shtohen edhe evente të rëndësishme… po ç’po them?! Shumë të rëndësishme futbollistike siç janë Champions League, Serie A, Kupa e Italisë, Bundesliga, NBA dhe MotoGP e shumë të tjera.
Do t’i shijojnë të gjithë ata që do jenë përpara ekranit gjatë këtyre ditëve të ftohta dhe do të kenë mundësi të përjetojnë atë që me plot gojën mund ta them, paketa më unike në botë, sepse ka kaq shumë evente me një çmim fare të lirë.
Kështu që gjatë këtyre ditëve festive, jo vetëm filmat, serialet, dokumentaret më të fundit, programet për fëmijë, sporti dhe show janë kryefjalë.
Dhe meqë ra fjala te show, të shtunën e kësaj jave në ora 21:15 nis aventura më e re e programit më të pritur nga të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, Big Brother Vip në edicionin e tij të 5-të, dhe menjëherë më pas në dy kanale të cilat si ngaherë do të transmetojnë në 24/24 çdo gjë që ndodh brenda shtëpisë së Big Brother, në këto dy kanale të DigitAlb. Kështu që mezi po presim t’i shijojmë të gjitha këto evente dhe këto ditë festive më DigitAlb”, u shpreh Ledion Liço.
Tashmë abonentët e DigitAlb përveç emocioneve të Premier League, La Liga, Ligue 1, Europa League, Kombëtares Kuq e Zi, Kosovës, Përfaqësueseve të Evropës, do të shijojnë mbi 30 evente nga bota e sportit por edhe programe fantastike në kanalet e tjera duke e bërë Paketën Premium më uniken në glob pasi ofron gjithçka që dëshironi me çmimin më të lirë.
Big Brother VIP, starton prej datës 20 dhjetor e do të vijojë si gjithmonë çdo javë me dy prime në Top Channel si dhe 24 në 24 në dy kanale Live në DigitAlb.
Paketa Premium tashmë të gjitha eventet sportive dhe kanalet e tjera familjare, ofrohet me ulje çmimi deri ne 35% dhe ka të përfshira falas edhe dy kanalet e Big Brother VIP.
Kudo në platformën Tokësore, Satelitore, si dhe OTT përmes Aplikacionit DigitAlb, në çdo familje shqiptare jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në Europë, Amerikë, Kanada, Australinë e në të gjithë botën ku ka shqiptarë.
DigitAlb ju pret në çdo pikë shitje të autorizuar, kudo në Shqipëri e jashtë saj, si dhe në çdo kohë online në faqen zyrtare digitalb.al.
DigitAlb, Dëshira e Festave!
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


