sezoni festiv sjell nje ndryshim nga fustanet te kostumet elegante 694c12316d4cd

Sezoni festiv sjell një ndryshim: Nga fustanet te kostumet elegante

December 24, 2025
1 minut lexim

Të frymëzuara nga stili i Marlene Dietrich, kostumet elegante për gra po bëhen zgjedhja perfekte për mbrëmjet festive dhe rastet solemne këtë dimër

Marlene Dietrich doli për herë të parë e veshur me kostum, kravatën flutur dhe kapelë cilindrike të lartë në filmin “Morocco”. Për fillimin e viteve ’30 të shekullit të kaluar, kjo ishte një surprizë e vërtetë për publikun. Një vendim rebel, me të cilin ajo dëshmoi se një xhaketë “mashkullore” nuk e bën gruan më pak femërore, vendim që do të shndërrohej në shenjën e saj dalluese deri në fund të karrierës.

Prandaj, për natën e Vitit të Ri 2026, si edhe për festimet e tjera gjatë periudhës festive, fustanet i zëvendësojmë pikërisht me kostume elegante të qepura me kujdes. Sot, kjo kombinim nuk perceptohet më si sfidë ndaj normave të vendosura, por si shprehje e forcës dhe vetëbesimit femëror, transmeton Telegrafi.

Kostumi që gëzon popullaritet të madh te gratë i detyrohet Yves Saint Laurent-it. Kostumi i parë elegant për gra për veshje mbrëmjeje u shfaq në koleksionin vjeshtë/dimër të vitit 1967. Në fillim nuk u pranua: grave që guxonin ta vishnin tuxedo-n në publik shpeshherë u ndalohej hyrja në restorante dhe opera. Prandaj, krahas dizajnerit kult, duhet falënderuar edhe këmbëngulja e grave, falë së cilës shoqëria u detyrua përfundimisht ta “legalizojë” kostumin për të gjithë.

Si ta zgjidhni kostumin?

Mund të zgjidhni një kostum klasik mbrëmjeje me reverë sateni. Me xhaketën kombinoni pantallona të çfarëdo prerjeje që ju përshtatet: pantallona klasike me prerje të drejtë, palazzo të gjera ose pantallona të ngushta. Nëse shqetësoheni se këtë pjesë elegante nuk do të mund ta vishni edhe në kombinime të përditshme, atëherë zgjidhni një xhaketë me jakë të thjeshtë. Sa u përket ngjyrave, mund të eksperimentoni lirshëm, por për fillim janë zgjedhje të sigurta e zeza, kafeja, bluja e errët dhe burgundia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne prag te vitit te ri policia e kosoves shperndane dhurata per femije 694c11136e387
Lajmi i mëparshëm

Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijë

sulmoi policin e komunikacionit ndalohet nje person nga shkupi 694c1bb42d9e7
Lajmi i radhës

Sulmoi policin e komunikacionit, ndalohet një person nga Shkupi

Të fundit nga

Kosova U-18 fiton ndaj Dinamos së Tiranës U-20

Kombëtarja e Kosovës U-18 në volejboll, ka triumfuar në miqësore me rezultat 3:2 ndaj Dinamos së Tiranës U-20. “Kombëtarja e Kosovës U-18 (femrat) ka zhvilluar ndeshje miqësore ndaj Dinamos së Tiranës, me
ShkoLartë