sesioni i ri parlamentar nis me ultimatume rama paralajmeron ndryshim rregulloreje 696d1a582f9db

Sesioni i ri parlamentar nis me ultimatume, Rama paralajmëron ndryshim rregulloreje

January 18, 2026
min lexim

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, deputetët do t’i rikthehen punës të hënën, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve që do të miratojë kalendarin dhe programin e punës për pesë javët e ardhshme.

Seanca e parë plenare e sesionit të dytë të legjislaturës së XI është parashikuar të zhvillohet pasditen e së hënës në orën 17:00, ndërsa më herët gjatë ditës do të mblidhet edhe komisioni parlamentar i reformave, i drejtuar nga Fatmir Xhafa.

Reformat pritet të jenë boshti kryesor i këtij sesioni, por njëkohësisht edhe burim përplasjesh politike.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mazhoranca nuk do të tolerojë më bllokimin e punimeve të Kuvendit nga opozita, duke e cilësuar këtë sjellje si “pengmarrje” të institucionit përmes procedurave.

Rama ka hedhur idenë e ndryshimit të rregullores së Kuvendit dhe ka theksuar se socialistët janë të hapur për dialog, por në mungesë të tij reformat do t’i çojnë përpara edhe të vetëm.

Ai ka kërkuar gjithashtu shtim të orëve të punës dhe rritje të numrit të seancave plenare.

Nga ana tjetër, opozita nuk duket e gatshme të ulë tonet, pa një zgjidhje politike për çështjen e Belinda Ballukut.

Më 28 janar pritet të mblidhet Këshilli i Imunitetit për të vendosur lidhur me arrestimin ose jo të saj, një zhvillim që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në klimën politike në Kuvend.

Në këtë kontekst tensioni, në tryezë janë disa reforma të rëndësishme.

Mazhoranca e konsideron urgjente reformën zgjedhore dhe atë territoriale, të cilat duhet të përmbyllen brenda korrikut, pasi zgjedhjet vendore të vitit 2027 duhet të zhvillohen me një Kod Zgjedhor dhe një hartë të re territoriale.

Opozita i ka bojkotuar këto procese që prej dhjetorit dhe nuk ka sinjalizuar rikthim në tryezë.

Socialistët kanë paralajmëruar se do të presin reflektim nga opozita vetëm deri në nisjen e këtij sesioni, përndryshe do të heqin dorë nga parimi i konsensusit dhe do të marrin shumicën e vendeve në komisionet e reformës.

Ende mbetet për t’u parë nëse kjo do të përkthehet në veprime konkrete, në një kohë kur Bashkimi Europian ka kërkuar reforma gjithëpërfshirëse dhe jo të njëanshme.

Në sfond qëndron edhe një tjetër ambicie e shpallur nga kryeministri Rama: realizimi i një reforme të plotë kushtetuese brenda këtij mandati.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski prokuroria te veproje sipas indicieve pas deklaratave te kirurgut zhan mitrev nuk jam i befasuar nderhyrje mafioze kane ndodhur gjate gjendjes se jashtezakonshme 696d0dd04f265
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Prokuroria të veprojë sipas indicieve pas deklaratave të kirurgut Zhan Mitrev – nuk jam i befasuar, ndërhyrje mafioze kanë ndodhur gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

xherdan shaqiri e rilind nivokazi asistojne baseli ndahet baras me sionin 696d1ab718c7c
Lajmi i radhës

Xherdan Shaqiri e Rilind Nivokazi asistojnë, Baseli ndahet baras me Sionin

Të fundit nga

Një valë e ftohtë po përfshin vendin

1 Shkup, 18 janar – Një valë e re moti të ftohtë dhe reshjesh bore pritet drejt mesit të javës së ardhshme. Qendra Kombëtare Meteorologjike (QMK) thotë se nesër do të kemi
ShkoLartë