serwer flet per ministren serbe ja mesazhi i fuqishem per vuciqin 6a5a8733d639a

Serwer flet për ministren serbe – ja mesazhi i fuqishëm për Vuçiqin

July 17, 2026
1 minut lexim

Profesori i njohur i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi në një paraqitje televizive se, nëse do të kishte qenë në pozitën e liderit serb gjatë luftës, Slobodan Millosheviq, ajo do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.

Në një intervistë për televizionin N1, Serwer e cilësoi deklaratën e ministres si jashtëzakonisht të rëndë dhe të papranueshme, duke theksuar se një reagim serioz institucional nga udhëheqja serbe do të duhej të ishte i menjëhershëm.

“Nëse Vuçiq do të kishte qoftë edhe një pjesë të vetme të tij që nuk pajtohej me këtë, ai do ta shkarkonte menjëherë. Është një deklaratë aq e dënueshme sa është e vështirë ta përshkruash”, deklaroi Serwer.

Sipas profesorit amerikan, moslargimi i Paunoviqit nga posti ministror tregon se çështja nuk lidhet vetëm me një deklaratë personale, por ngre pikëpyetje mbi qëndrimin më të gjerë politik të institucioneve serbe ndaj retorikave që lidhen me spastrimin etnik.

Deklarata e ministres serbe, e bërë gjatë një interviste më 11 korrik në televizionin Kurir TV, shkaktoi reagime të forta në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.

Paunoviq, e cila është pjesë e Partisë Socialiste të Serbisë që dikur e ka udhëhequr ish-kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviq, u kritikua për normalizimin e një ideje që lidhet me krimet dhe dëbimet masive gjatë luftës në Kosovë.

Institucionet e Kosovës e kanë shpallur atë person non grata, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj saj. Kritika ndaj deklaratave të saj kanë ardhur gjithashtu nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr i madh prane madridit perfshihen ne flake 700 hektare me pyje 6a5a82a9321ce
Lajmi i mëparshëm

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

kanosen gazetarin ne aksin rrugor librazhd elbasan procedohen penalisht dy persona 6a5a87af2f197
Lajmi i radhës

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Të fundit nga

ShkoLartë