serish proteste per banesat ne durres preken nga projekti tid ne qendren historike te qytetit 694ab73463c3a

Sërish protestë për banesat në Durrës, preken nga projekti TID në qendrën historike të qytetit

December 23, 2025
1 minut lexim

Banorët e prekur nga projekti TID në qendrën historike të Durrësit kanë protestuar sërish këtë të martë para bashkisë, kundër zbatimit të këtij projekti që sipas tyre kërkon t’u prishë banesat e bizneset pa të drejtë, në emër të zhvillimit të zonës.

Banorët kërkuan nga Këshilli Bashkiak i Durrësit nisjen e një hetimi për projektin dhe pasojat e tij.

Të vendosur për të mbrojtur pronën e tyre, banorët i bënë thirrje SPAK-ut të hetojë mbi këtë projekt dhe ata që e firmosën atë.

Prej muajsh, banorët protestojnë kundër shembjes së banesave dhe shpronësimeve që janë larg vlerës reale të tregut. Projekti për transformimin e integruar të Durrësit, zbatohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Sipas hartuesve, projekti synon zhvillimin e parkut arkeologjik dhe turizëm të shtuar në qytet, por për 74 familje që preken prej tij, projekti është kërcënim për ekzistencën dhe historinë urbane të Durrësit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhoma e ndenjjes duket keq per shkak te ketyre 6 gabimeve te shpeshta por lehtesisht mund ti korrigjoni 694aa494124ed
Lajmi i mëparshëm

Dhoma e ndenjjes duket keq për shkak të këtyre 6 gabimeve të shpeshta, por lehtësisht mund t’i korrigjoni

mesfushori i kombetares vleresohet 6 milione euro 694ab7960abdb
Lajmi i radhës

Mesfushori i Kombëtares vlerësohet 6 milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë