Alarmi i mbrojtjes civile i ashtuquajtur Kodi i Kuq për njësinë rajonale të Evros u rinovua sot për shkak të parashikimeve për një rrezik të shtuar që lumi Evros të dalë nga shtrati dhe të përmbytë brigjet e tij në ditët në vijim.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile ka urdhëruar një mobilizim Kodi të Kuq për t’u mbrojtur nga rreziku i përmbytjeve nga e marta deri të premten, më 27 shkurt, në Njësinë Rajonale të Evros të Rajonit të Maqedonisë Lindore-Thrakës.
Siç vuri në dukje njoftimi i ministrisë, bashkia dhe autoriteti rajonal i zonës kërkohet të mbledhin menjëherë organet lokale dhe rajonale të koordinimit operativ të mbrojtjes civile në përgjigje të alarmit.
Burimi: botasot.info


