“Serbia s’ka guxim me ia mësy Kosovës”, diskutohen deklaratat e Trumpit për situatën Prishtinë-Beograd

June 26, 2025
1 minut lexim

Deklaratat e njëpasnjëshme të presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me “konfliktin” Kosovë-Serbi u diskutua në emisionin “Ora Shtatë”.

Gazetari Vullnet Krasniqi thotë se është shqetësuese që Trumpi po përmend Kosovën dhe Serbinë në një seri të konflikteve që po ndodhin nëpër botë.

“Nuk e di se a e ka pasur për një sulm të mundshëm të mëparshëm, apo tash. Por për mua është shqetësuese një detaj, që Kosova dhe Serbia, ai po i përmend në një seri të disa konflikteve të tjera që janë duke ndodhur nëpër botë. Kur po e përmend Kosovën dhe Serbinë, po e fut edhe Kongon, edhe Ukrainën dhe Rusinë. Në ndërkohë, Rusia po e përmend dy vende që i takojnë Rusisë dhe me ia njohur si aneksim. Ne pra mund të mbesim si një konflikt në harresë”, u shpreh Krasniqi.

Nga ana tjetër, analisti Azdren Shala thotë se Serbia nuk ka guxim që të ia mësyjë Kosovës, duke përmendur kështu dhe deklaratën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili foli rreth prezencës së KFOR-it në veri të vendit.

“Çka është më me rëndësi që e dimë, është se Serbia nuk ka guxim me ia mësy Kosovës në drejtim të Mitrovicës dhe me ardhë, dhe kjo është për prezencën e KFOR-it. Për këtë dje foli edhe Erdogani”, tha Shala.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

​Interi pranë transferimit të radhës

Të fundit nga

​Interi pranë transferimit të radhës

Interi është pranë finalizimit të një marrëveshjeje me Parmën për sulmuesin francez Ange-Yoan Bonny, në një operacion që pritet të mbyllet për 24 milionë euro, sipas raportimeve nga eksperti i merkatos, Fabrizio
ShkoLartë