serbia i bashkohet rusise dhe kines vucic do te takohet me putinin dhe xi ne ne pekin 68b588a574abe

Serbia i bashkohet Rusisë dhe Kinës, Vuçiç do të takohet me Putinin dhe Xi-në në Pekin

September 1, 2025
min lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohet me presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, dhe me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Pekin nga data 2 deri më 4 shtator, bëri të ditur Presidenca e Serbisë.

Në njoftim thuhet se Vuçiç do të bisedojë edhe me zyrtarë të tjerë të lartë kinezë dhe përfaqësues të kompanive të mëdha.

Sipas njoftimit, ai viziton Kinën me ftesë të presidentit Xi Jinping dhe do të marrë pjesë edhe në ngjarjet përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Më 3 shtator, Kina do të mbajë një paradë ushtarake, për të shënuar dorëzimin zyrtar të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Autoritetet kineze konfirmuan pjesëmarrjen edhe të udhëheqësve të Koresë së Veriut, Bjellorusisë, Iranit, Kubës, Indonezisë, Mianmarit, Pakistanit dhe Malajzisë në mesin e të tjerëve.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vuçiç dhe Putin do të diskutojnë për bashkëpunimin ruso-serb, përfshirë sektorin e energjisë.

Ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov, tha se është planifikuar një “shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet kryesore të bashkëpunimit ruso-serb”.

Më 25 gusht, Vuçiç tha se ai dhe ambasadori kinez në Beograd, Li Ming, diskutuan për agjendën e takimit me presidentin kinez, Xi Jinping.

Takimi i dytë këtë vit

Vuçiç u takua me Putinin edhe në fillim të majit, kur mori pjesë në ceremoninë e Ditës së Fitores në Moskë.

Ky ishte takimi i tyre i parë prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Zyrtarisht, Serbia e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit.

Këtë qëndrim, Beogradi e arsyeton me mbështetjen politike që i jep Moska Serbisë për çështjen e Kosovës, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh.

Pavarësisht kritikave dhe paralajmërimeve nga Bashkimi Evropian, Beogradi ruan lidhje të ngushta me Moskën dhe Pekinin – qoftë në mbrojtje, ekonomi apo politikë.

Brukseli ka përsëritur disa herë se Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, duhet ta harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së. /rel


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zyrtare shok ne gjermani gjiganti i bundesliges nuk toleron askend shkarkon trajnerin e njohur pas vetem dy ndeshjesh 68b587c3d7a09
Lajmi i mëparshëm

Zyrtare/ Shok në Gjermani! Gjiganti i Bundesligës nuk toleron askënd, shkarkon trajnerin e njohur pas vetëm dy ndeshjesh

IZET MEXHITI 2
Lajmi i radhës

Mexhiti: Nga “Kongresi i Manastirit” fillojmë zbatimin e mësimit në një ndrim të vetëm në shkollat fillore të Çairit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë