serbia e ka bere gati cakmakun si rrezikon te ndizet fitili i trazirave ne ballkan raketat kineze aleancat dhe 69c159189d920

Serbia e ka bërë gati “çakmakun”, si rrezikon të ndizet fitili i trazirave në Ballkan, raketat kineze, aleancat dhe…

March 23, 2026
min lexim

Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Armët bërthamore, raketat balistike dhe avionët luftarakë transformuan mënyrën e konceptimit të fuqisë në vitet që pasuan. Sot, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze.

Ky vend, partner i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, bleu raketa balistike supersonike nga Kina për forcën e tij ajrore, duke u bërë fuqia e parë në Evropë e pajisur me raketat ajër-tokë CM-400AKG, sipas presidentit Aleksandar Vuçiq. “E kemi bërë me sukses integrimin e raketave kineze në avionët rusë MiG-29 të gjeneratës së katërt. Këta janë ndër avionët më të mirë në Evropë, ndoshta edhe në botë. Raketat ajër-tokë nënkuptojnë goditjen e objektivave në tokë dhe kanë fuqi shkatërruese”, tha ai më 12 mars. Reagimet nga fqinjët ishin të menjëhershme. Kroacia, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, e konsideroi këtë një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe shenjë të rritjes së garës së armatimit në Ballkan. Ndërkohë, Kosova akuzoi Serbinë për tendenca hegjemoniste ndaj fqinjëve. Këto dy vende, së bashku me Shqipërinë, nënshkruan në mars 2025 një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën Vuçiq e cilësoi si kërcënim të drejtpërdrejtë për Serbinë. “Ne po përgatitemi për sulmin e tyre. Ata nuk synojnë të mbrohen, por të sulmojnë”, deklaroi ai, pa paraqitur prova për këto pretendime.

Reagimet

Sipas njohësve të sigurisë, kjo retorikë rrit perceptimin e kërcënimit dhe shtyn vendet fqinje drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, duke krijuar një spirale të re armatimi. Çdo veprim prodhon kundërveprim dhe tensionet vetëm sa rriten. Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, thotë se raketat kineze i japin Serbisë mundësi të reja për të projektuar fuqinë dhe ndryshojnë balancën e sigurisë në rajon.

Sipas tij, ato nuk janë thjesht mjete mbrojtëse, por zgjasin kapacitetet ushtarake në distanca të largëta. “Raketat janë shumë precize dhe me shpejtësi të lartë, deri në 6 mijë km/orë, çka i bën të vështira për t’u interceptuar”, thotë ai për REL. Në Ballkan, Serbia mban tensione të hapura me Kosovën, me Kroacinë dhe herë pas here me Malin e Zi, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë më të qeta. Blerjet e armëve, sipas ekspertit ushtarak Kadri Kastrati, tregojnë përpjekjen e Serbisë për t’u pozicionuar si aktori më dominues në rajon. Ai thekson se ekziston një garë e qartë me Kroacinë, sidomos pas furnizimit të saj me avionë Rafale nga Franca dhe marrëveshjeve të ngjashme që ka bërë edhe Serbia. Edhe pse pretendon neutralitet ushtarak, Serbia është vendi me shpenzimet më të larta ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Vetëm në vitin 2024, ajo shpenzoi rreth 2.2 miliardë dollarë, shumë më tepër se vendet e tjera të rajonit. Pas pushtimit rus të Ukrainës, Serbia i ndryshoi burimet e armatimit, duke u orientuar më shumë nga Kina për dronë luftarakë dhe sisteme kundërajrore, por pa ndërprerë bashkëpunimin me Perëndimin. Kjo qasje, sipas Qirjazit, tregon një strategji të “lojës me disa porta”, ku Serbia bashkëpunon njëkohësisht me Lindjen dhe Perëndimin për të rritur ndikimin dhe hapësirën e saj të manovrimit. Ndërkohë, hulumtuesja Katarina Gjokiq paralajmëron se një nga problemet kryesore mbetet retorika e papërgjegjshme politike, e cila rrit tensionet në vend që të përdoren mekanizmat e bashkëpunimit rajonal.

Sipas saj dhe ekspertëve të tjerë, një klimë e tillë mosbesimi mund të çojë në keqllogaritje dhe reagime të pakontrolluara, duke rritur rrezikun e përshkallëzimit edhe pa një qëllim të drejtpërdrejtë për konflikt. Në këtë kontekst, Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë të bëjë zgjedhje të qarta strategjike në rrugën e integrimit, ndërsa NATO vazhdon bashkëpunimin praktik me të, përfshirë stërvitjet e përbashkëta ushtarake. Në fund, ekspertët bien dakord se kombinimi i armatimit në rritje, rivaliteteve rajonale dhe retorikës së ashpër politike e mban Ballkanin në një ekuilibër të brishtë, ku çdo keqinterpretim mund të ndezë një përshkallëzim të rrezikshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjiganti anglez e do alphonso davies 69c158431f7e5
Lajmi i mëparshëm

Gjiganti anglez e do Alphonso Davies

rama dhe regjimi i tij ne gramat e fundit vokshi shperthen berisha u sulmua me urdher politik pd dhe qytetaret 69c15a0962526
Lajmi i radhës

“Rama dhe regjimi i tij, në gramat e fundit”/ Vokshi ‘shpërthen’: Berisha u sulmua me urdhër politik, PD dhe qytetarët..

Të fundit nga

Sali: Integrimi në BE, drejtim i pakthyeshëm

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së granteve në kuadër të thirrjes “Forcimi i angazhimit publik dhe komunikimit në rrugën drejt

Gjiganti anglez e do Alphonso Davies

Manchester United po planifikon të nënshkruajë me Alphonso Davies nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen, raportojnë mediet britanike. Klubi anglez pritet të vendosë si prioritet blerjen e
ShkoLartë