serbia arreston shqiptaret paralajmerime per hakmarrje dhe rrezik ne kufi 68c1b7c06d7cf

Serbia arreston shqiptarët – Paralajmërime për hakmarrje dhe rrezik në kufi

September 10, 2025
min lexim

Më 9 shtator, autoritetet serbe njoftuan arrestimin e një personi në pikëkalimin kufitar të Merdarës, nën dyshimin për përfshirje në krime lufte gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Ministria e Brendshme e Serbisë nuk e bëri të ditur kombësinë e të ndaluarit, por e identifikoi atë me inicialet H.H, 77-vjeç. Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet se në qershor të vitit 1999, në qytetin e Podujevës, në bashkëpunim me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka vrarë me armë zjarri një civil serb.

Arrestimi është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), e cila bëri të ditur se personi i ndaluar është shtetasi Hazir Haziri.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit për ndalimin e z. Haziri, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është vënë në kontakt me autoritetet serbe përmes kanaleve zyrtare dhe diplomatike, me qëllim sigurimin e të dhënave të sakta dhe të plota mbi këtë rast”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Arrestimi i Hazirit është vetëm një ndër disa raste të ngjashme kohët e fundit, ku shtetas të Kosovës janë ndaluar gjatë kalimit transit nëpër territorin serb.

Lidhur me këto ndalime të përsëritura dhe masat që mund të ndërmerren, për gazetën “Bota sot” kanë folur edhe njohës të fushës së drejtësisë.

Burjani: Serbia po hakmerret

Së pari, për këtë temë, për “Bota sot” foli juristi Blerim Burjani.

Sipas tij, do duhej që moti të kishte reagime nga ndërkombëtarët në lidhje me këto arrestime.

Image

Blerim Burjani

Mirëpo, ai vlerëson se asnjëherë nuk kishte reagim të duhur.

“Normalisht, është dashur prej kohësh të veprojë bashkësia ndërkombëtare në lidhje me arrestimet e qytetarëve të Kosovës me akuza të ndryshme. Shumë persona janë arrestuar ndër vite, por reagimi nuk ka qenë asnjëherë adekuat”.

Gjithashtu, juristi tha se kjo është një lloj hakmarrje nga ana e Serbisë, e cila është mjaft e rrezikshme.

Për këtë, vlerëson se duhet të ketë reagim nga të gjithë akterët ndërkombëtarë.

“Serbia po hakmerret për arrestimet e serbëve që kanë kryer masakra, dhe kjo praktikë e hakmarrjes është e papranueshme dhe e rrezikshme. Ndërhyrja e BE-së, SHBA-së apo shteteve të Quint-it është e domosdoshme”, përfundoi Blerim Burjani.

Selimaj: Ndalja dhe arrestimi i qytetarëve të Kosovës është arbitrare

Ndërsa, avokati Meshari Selimaj vlerëson se arresimet e tilla nga ana e Serbisë janë si pasojë e qëndrimeve të saj armiqësore ndaj Kosovës.

Image

Meshari Selimaj

“Arrestimi i qytetarëve të R. së Kosovës të cilët kalojnë nëpër Serbi tashmë ka kaluar në një veprim thuajse të përjavshëm dhe të përsëritur, i cili ndodh në thelb si shkak i qëndrimeve armiqësore që shteti i Serbisë ka ndaj nesh. Veçmas nga fakti i ndjekjes penale që organet ligjzbatuese në Kosovë po i ndërmarrin kundër personave të cilët kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku deri tash janë në zhvillim e sipër disa procese gjyqësore edhe me dënime të shqiptuara nga Gjykatat e Kosovës, madje edhe në mungesë të të pandehurve, shtuar këtu edhe çështjen e rastit “Banjska””, nënvizoi ai për “Bota sot”.

Krahas kësaj, avokati potencoi se vetëm me presion ndërkomëbtar mund të ndalohen këto arrestime, pasi që Kosova nuk ka mekanizëm lidhur me këtë çështje, pasi Serbia nuk na njeh si shtet.

“Ndalja dhe arrestimi i qytetarëve të Kosovës është arbitrare dhe nën arsye të paqena dhe të pabaza, për të cilin veprim Kosova karshi Serbisë nuk ka mekanizëm imponues lidhur me këtë çështje sepse e njëjta nuk e njeh shtetin tonë dhe komunikimi ynë policor dhe sa i përket çështjeve me interes të drejtësisë ndodh përmes EULEX, ndërkaq si zgjidhje e vetme është ndërhyrja e ndërkombëtare, në të kundërtët ky fenomen do të vazhdoj të sundoj edhe më tej e madje në mënyrë edhe më të ashpërsuar”

Në fund, avokati u bëri thirrje ndaj qytetarëve tanë që të mos udhëtojnë përmes Serbisë.

“Veprimet e mekanizmave represiv të shtetit serb i njohim të gjithë, i kemi përjetuar në palcën tonë dhe e dijmë se deri në ç’masë shkojnë ato, andaj thirrja e vetme që duhet të bëhet në aspektin logjik, por edhe faktik, është që MOS KALONI NËPËR SERBI”, përfundoi Meshari Selimaj. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

real madrid harron vitinhan 68c1b7b958f5d
Lajmi i mëparshëm

Real Madrid “harron” Vitinhan

spak cakton arrest shtepie per avokatin besart logu zv drejtori i departamentit te drejtesise ne pd zbardhen akuzat 68c1b866d9b18
Lajmi i radhës

SPAK cakton ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu, zv.drejtori i Departamentit të Drejtësisë në PD. Zbardhen akuzat

Të fundit nga

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u

Bullgari dhe SHBA me fokus te dialogu strategjik

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Christopher Smith, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropën Lindore dhe Politikën dhe Çështjet Rajonale, diskutuan të martën partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
ShkoLartë