senatorja amerikane i shkruan presidentes shiroka pula do te jeni force stabilizuese per kosoven 6af4af6ebe2fa

Senatorja amerikane i shkruan presidentes Shiroka-Pula: Do të jeni forcë stabilizuese për Kosovën

November 11, 2026
1 minut lexim

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen i ka shprehur mbështetje presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar forcë stabilizuese për vendin.

Në një letër drejtuar presidentes, Shaheen ka ritheksuar përkushtimin e saj për marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dhe për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Senatorja amerikane, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, ka falënderuar Shiroka-Pulën për mikpritjen gjatë vizitës së saj në Kosovë dhe për nderimin që i është bërë.

Duke iu referuar zhvillimeve politike, Shaheen ka shprehur shpresën se presidentja dhe Qeveria e re do ta drejtojnë Kosovën drejt një periudhe me më shumë prosperitet dhe siguri.

“Si përkrahëse e fuqishme e marrëdhënieve të SHBA-së me Kosovën dhe popullin e saj, si dhe e së ardhmes euroatlantike të Kosovës, unë do të vazhdoj të jap kontributin tim në mbështetje të Kosovës. Mbetet ende shumë punë për t’u bërë, por jam e bindur se ju do të jeni një forcë stabilizuese për Kosovën”, thuhet në letrën e senatores Shaheen.

Në fund të letrës, senatorja ka falënderuar presidenten për partneritetin dhe mikpritjen, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës edhe në të ardhmen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alta ali banka ironizon drejtori i teatrit shqiptar ismet ramadani patriotizmi paska qene i lidhur ngushte me bankat e beligradit 6af4aee17441f
Lajmi i mëparshëm

“Alta Ali banka”, ironizon drejtori i Teatrit shqiptar, Ismet Ramadani: Patriotizmi paska qenë i lidhur ngushtë me bankat e Beligradit!

hita takon homologun italian ne rome operacione te perbashketa per goditjen e grupeve krminale 6af4afb17b067
Lajmi i radhës

Hita takon homologun italian në Romë: Operacione të përbashkëta për goditjen e grupeve kr*minale

Të fundit nga

ShkoLartë