senati amerikan miraton rezolute per te kufizuar trumpin ne venezuele 69602b030506e

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

January 9, 2026
1 minut lexim

Senati i SHBA-së, me shumicë republikane, miratoi një rezolutë për ta penguar presidentin Trump të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake kundër Venezuelës pa autorizimin e Kongresit.



Me 52 vota pro dhe 47 kundër, senatorët i dhanë një goditje presidentit. Pesë republikanë votuan së bashku me demokratët për të kufizuar Trumpin. Tani masa kalon në Dhomën e Përfaqësuesve, ku rruga duket më e vështirë.

Pesë republikanët që votuan me demokratët janë Rand Paul, Todd Young, Lisa Murkowski dhe Josh Hawley.

“Kongresi duhet të ushtrojë autoritetin e tij për çështjet e luftës edhe kur një operacion ushtarak ka pasur sukses, përndryshe rrezikohet që vendi të qeveriset në gjendje emergjence”, tha senatori konservator Rand Paul.

Ai kishte votuar pro edhe rezolutave të tjera për të kufizuar fuqitë e luftës së Trumpit, të paraqitura nga demokratët muajt e fundit, në përgjigje të sulmeve kundër anijeve të trafikut të drogës. Sulmi në Venezuelë ka shkaktuar polemika në Kongres, me demokratët dhe disa republikanë thellësisht kundër. Në Dhomën e Përfaqësuesve, miratimi i masës pritet të jetë më i vështirë, pasi republikanët kanë shumicën, edhe pse të ngushtë.

Nëse rezoluta miratohet, Trump do të vendosë veton, kishte deklaruar Shtëpia e Bardhë përpara votimit, sipas agjencisë Bloomberg.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri masiv ne tirane anduela ristani flet nga vendngjarja jane djegur magazinat 696029d331301
Lajmi i mëparshëm

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

vershimet ne fushe kosove e obiliq shkaktojne deme te medha 69602bf010281
Lajmi i radhës

Vërshimet në Fushë Kosovë e Obiliq shkaktojnë dëme të mëdha

Të fundit nga

ShkoLartë