seminari i albanologjise pjesemarresit ndajne pervojat e reflektimet e tyre 68a6d5114b775

​Seminari i Albanologjisë, pjesëmarrësit ndajnë përvojat e reflektimet e tyre

August 21, 2025
min lexim

Në Prishtinë po mbahet edicioni i 43-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, një ngjarje që grumbullon studiues dhe dashamirës të gjuhës dhe kulturës shqiptare nga e gjithë bota.

Seminari përqendrohet në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, gjuhësore dhe historike të shqiptarëve, si dhe në mësimin e gjuhës shqipe në nivele të ndryshme, raporton KosovaPress.

Disa nga seminaristët tregojnë përvojat e tyre dhe arsyet për të cilat ata kanë vendosur ta studiojnë gjuhën shqipe.

Jakub Drogowski nga Polonia, thotë se kjo është hera e tretë që është pjesë e seminarit.

Drogowski: E dua shumë Prishtinën dhe Kosovën

“Seminari këtë vit mua më pëlqen shumë, ka shumë gjëra interesante. Ka pak ndryshime me grupet e gjuhës shqipe, sepse ka test për të gjithë. Më parë jo për nivelin e tretë, atëherë unë kam ardhur, kam shkuar për nivelin e tretë të gjuhës shqipe. Kjo nuk është hera e parë ime në seminar, kjo është hera ime e tretë. E dua shumë Prishtinën, e dua shumë Kosovën si shtet, si vend për (të kaluar) verën, për pushime të verës, sepse Prishtina nuk ka shumë popullaritet në turizmin në Poloni, është shumë pak më e popullarizuar se, për shembull, Shqipëria ose Kroacia ose Mali i Zi,” tha ai.

Ndërsa Gabriele Parrino, arbëresh nga Italia, ka folur mbi rëndësinë ndërkombëtare të seminarit.

Parrino: Seminari po mban nivel të lartë shkencor

“Seminari ka, siç e dini, shumë rëndësi të madhe, jo vetëm për Kosovën, por për të tërë botën shqiptare, pjesëmarrës ka nga e tërë bota dhe studimi i albanologjisë po vazhdon. Studimet janë bërë në mënyrë shumë shkencore, kështu që numri i seminaristëve rritet. Me sa kuptova, edhe shumë njerëz të rinj do të merren me këtë. Seminari po mban gjithmonë nivel të lartë shkencor. Kështu që, megjithatë, argumentet ndërrohen çdo vit, por si po them, niveli vazhdon të jetë shumë lart,” tha ai.

Në seminar vijnë shumë njerëz nga dëshira për ta njohur dhe mësuar gjuhën shqipe. Një ndër ta është edhe Piotr Liban, i cili theksoi se nuk do ta harrojë kurrë këtë gjuhë

Liban: Më pëlqen gjuha shqipe

“Unë mësoj shqip, sepse kur isha në Shqipëri si turist, doja të mësoj shqip, sepse është interesante, është gjuhë e ndryshme dhe pastaj, kam dëgjuar që ka një seminar dhe gjuhën shqipe në Kosovë dhe mendova që në rregull, është shqipe pak e ndryshme, sepse është gegërishte, e kam pak vështirë ta kuptoj, ta flas por është interesante për mua dhe unë dua ta mësoj diçka interesante, diçka të vështirë, sepse është shumë interesante për mua. Më pëlqen këtu, isha këtu në seminar në Prishtinë dhe kjo është hera e tretë për mua dhe më pëlqen shumë. Po, po, [qyteti i Prishtinës] është shumë interesant, është shumë i mirë, shumë i bukur. Një gjë tjetër që dua të shtoj është se në Poloni nuk studioj shqip, mësoj shqip vetëm për veten, nuk e studioj në universitet. Kur jam në Poloni, nuk flas shqip. Vetëm kur jam këtu apo në Shqipëri, kur jam atje si turist, mund të flas shqip dhe për këtë është shumë mirë sepse nuk e harroj këtë gjuhë, sepse më pëlqen dhe nuk dua ta harroj,” tha Liban.

Marcelo, një japonez nga Brazili, tha i pëlqen shumë që të studiojë gjuhën shqipe.

Yuji Himaro: Jam duke mësuar shqip, është gjuhë shumë interesante

“Jam duke mësuar shqip, sepse për mua është gjuhë shumë interesante. Dy vite më parë munda të mësoj arbërisht, por ishte tepër e vështirë. Tani po mësoj gegërisht,” tha ai.

Një pjesëmarrëse tjetër, Alena Rettová, thotë se është hera e parë që vjen në këtë seminar.

Rettová: Ndihem shumë e lumtur dhe e inspiruar

“Është hera e parë për mua në këtë seminar, mendoj se është shumë fantastik, ndihem shumë e lumtur dhe e inspiruar, më pëlqen komuniteti i seminarit, më pëlqejnë kurset e gjuhës shqipe, materiali i mësimit është i jashtëzakonshëm, gjithçka është e mrekullueshme kështu që jam shumë e lumtur që kam ardhur. Kam takuar shumë njerëz interesantë, kështu që edhe kontaktet me komunitetin dhe njerëzit kanë qenë shumë të pasura dhe inspiruese.”

Seminari i 43-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare rikujton rëndësinë e këtyre aktiviteteve për promovimin e kulturës dhe gjuhës shqiptare, duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve të thellojnë njohuritë dhe të ndërtojnë lidhje ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plagosja e 28 vjecarit ne hamallaj arrestohen dy persona ne kerkim dy te tjere 68a6d30953249
Lajmi i mëparshëm

Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj/Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

mundesi me te mira po vijne ne jeten tuaj sot dita me me fat per kater shenja te horoskopit 68a6d634798ec
Lajmi i radhës

Mundësi më të mira po vijnë në jetën tuaj! Sot, dita më me fat për katër shenja të horoskopit

Të fundit nga

ShkoLartë