selin nis rrugetimin e ri televiziv gimbo me reagim 6ab5643badab2

Selin nis rrugëtimin e ri televiziv, Gimbo me reagim

September 24, 2026
1 minut lexim

Pas katër sezonesh, “Goca dhe Gra” rikthehet për të pestin vit në ekranin e Top Channel, këtë herë me një formacion të ri në panel dhe një tjetër dinamikë.

Programi do të vijë çdo të shtunë në orën 21:00, duke premtuar tema të ndryshme, diskutime dhe momente të reja për publikun.

Në krye të sezonit të ri do të jenë Ori Nebijaj, Orinda Huta, Ema Andrea dhe Selin Bollati, të cilat do të bashkojnë eksperiencat e tyre në një panel që sjell edhe ndryshimet e këtij edicioni.

Për Selin Bollatin, ky sezon shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj televiziv, duke e vendosur përkrah disa prej emrave të njohur të ekranit.

Në këtë nisje të re, mbështetja nuk ka munguar as nga jeta e saj personale. Partneri i saj, DJ Gimbo, ka zgjedhur ta urojë publikisht përmes rrjeteve sociale.

Ai ka shpërndarë promon zyrtare të emisionit, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por plot përzemërsi: “Suksese Çika jem”.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të pritet nga publiku rikthimi i “Goca dhe Gra” me këtë përbërje të re.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kompania qe i shiti pentagonit softuer per hakimin e telefonave fshehu pronesine ruse 6ab56371db453
Lajmi i mëparshëm

Kompania që i shiti Pentagonit softuer për hakimin e telefonave fshehu pronësinë ruse

janevska per dy vite ne arsim jane investuar 70 milione euro 6ab566e52f368
Lajmi i radhës

Janevska: Për dy vite në arsim janë investuar 70 milionë euro

Të fundit nga

Nga marsi, Shkupi lidhet direkt me Dubain

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, njoftoi se nga marsi 2027 do të vendoset linjë direkte ajrore Dubai–Shkup, e operuar nga Flydubai. Sipas tij, marrëveshja pritet të ndikojë në rritjen e turizmit dhe
ShkoLartë