sekuestrohet mall i kontrabanduar nga serbia vlera arrin mbi 20 mije euro 689c869267c14

Sekuestrohet mall i kontrabanduar nga Serbia, vlera arrin mbi 20 mijë euro

August 13, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës përkatësisht njësia taskforcë nga DRPK- Lindje arritur të parandalojë futjen e mallrave të kontrabanduara në dy raste të ndara, në territorin e Republikës së Kosovës.

Në rastin e parë në datën e lartcekur në rrugën Pozhoran–Sllatinë–Viti, njësitë policore kufitare kanë ndaluar një automjet të dyshuar për transportim të mallrave të kontrabanduara.

Automjeti dyshohet se kishte hyrë nga RMV-ja në drejtim të RKS-së. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur sasi e mallit për të cilin drejtuesi i automjetit nuk posedonte asnjë dokumentacion të rregullt doganor, si;

· 3,000 copë produkt mishi i përpunuar (200 pako × 15 copë) – prodhim i Serbisë 750 copë rrisk gjedhi (50 pako × 15 copë) – prodhim i Serbisë 15,840 pako çokollata (110 pako × 8 copë × 18) – prodhim i Serbisë

Ndërsa në rastin e dytë në rrugën Viti–Gerlicë, nga njësitë policore kufitare është ndaluar një tjetër automjet i dyshuar, ku pas kontrollit të tij është zbuluar një sasi e konsiderueshme farash të bardha dhe të zeza, të ambalazhuara në thasë. Si rezultat i veprimeve vijuese policore te deopja e personit të dyshuar, është gjetur sasi shtesë e mallit për të cilin i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt.

Sipas vlerësimeve të tregut, vlera totale e mallrave të sekuestruar në të dy rastet tejkalon shumën mbi 20,000 €, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore vlerësohet mbi 5,000 € dhe ai është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për procedim të mëtejshëm.

Policia e Kosovës ndër të tjera mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës, mbrojtjen e ekonomisë së vendit dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sekuestrohen 20 motocikleta nga policia nd191 gjilan 689c816987b18
Lajmi i mëparshëm

Sekuestrohen 20 motoçikleta nga policia nё Gjilan

MUHAMED ELMAZI
Lajmi i radhës

Elmazi dhe drejtori i Shëndetit Publik dëgjojnë zërin e qytetarëve, do të ketë ndihmë të shpejtë në Saraj (VIDEO)

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë