sekuestrohet droge ndalohen dy persona ne manastir 69807dba9fb85

Sekuestrohet drogë, ndalohen dy persona në Manastir

February 2, 2026
1 minut lexim

MPB Maqedoni njofton se sot (02.02.2026), zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë privuar nga liria dy persona për posedim të lëndëve narkotike.

“Rreth orës 02:00, në rrugën “Partizanska”, u arrestua M.R. 18-vjeçar nga Manastiri, tek e cila u gjet një substancë pluhur. Me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, u krye kontroll edhe në banesën e saj, ku u sekuestrua marihuanë”.

“Po të njëjtën ditë, rreth orës 01:05, në rrugën “Ilindenska”, u arrestua O.N. 40-vjeçar nga Manastiri. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi substanca narkotike, sende metalike me mbetje droge, peshore digjitale dhe objekte të tjera të lidhura me veprimtari të paligjshme”.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj dy personave do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MBP.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas kercenimeve trump paralajmeron nje marreveshje me kuben 698077ca57436
Lajmi i mëparshëm

Pas kërcënimeve, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

benita shprehet shok smund te jem me ate qe kam pelqim 69807ff5b4f25
Lajmi i radhës

Benita shprehet: Shok s’mund të jem me atë që kam pëlqim

Të fundit nga

ShkoLartë