sekuestrohen 166 dergesa postare kallezim penal ndaj nje kompanie dhe ndaj nje personi ne maqedoni 6968c3b7e82fb

Sekuestrohen 166 dërgesa postare, kallëzim penal ndaj një kompanie dhe ndaj një personi në Maqedoni

January 15, 2026
1 minut lexim

Shkup, 15 janar – Drejtoria e Doganave njofton se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një kompanie postare dhe ndaj një personi, pasi sipas Doganës, kompania ofronte në mënyrë të paligjshme shërbime postare.

Nga Drejtoria e Doganave thonë se kompania bënte kontrabandë të dërgesave.

“Inspektorët doganorë të Departamentit të Hetimeve, në një veprim të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Agjencinë Postare dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer një kontroll në një kompani që ofronte ilegalisht shërbime postare ndërkombëtare dhe kontrabandonte mallra. Gjatë kontrollit, u gjetën gjithsej 166 dërgesa postare me mallra të ndryshme, me një vlerë totale prej gati 240 mijë denarësh”.

“Mallrat e kontrabanduara u sekuestruan, dhe nga ana e inspektorëve u ngritën kallëzime penale kundër një personi juridik dhe një personi fizik për veprën penale të fshehjes së mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor. Konkretisht, kompania kryente trafik postar ndërkombëtar pa licencë të duhur, duke i transportuar dërgesat postare me mjete përmes pikave kufitare pa i deklaruar ato tek autoritetet doganore”.

“Më pas ato i ruante ilegalisht në një depo të cilën e posedonte me qëllim që ti transportonte deri te klientët, dhe për të cilat duhet të paguhej”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish prezantuesja e akuzon per sulm seksual publikohen pamje ku julio iglesias e puth pa deshire 6968bed319841
Lajmi i mëparshëm

Ish-prezantuesja e akuzon për sulm seksual, publikohen pamje ku Julio Iglesias e puth pa dëshirë

te denuar nga gjykata per vepra te ndryshme penale vihen ne pranga 3 shtetas 6968d17675a2b
Lajmi i radhës

Të dënuar nga Gjykata për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga 3 shtetas

Të fundit nga

Mitrovicë, sulm ndaj stafit në Ortopedi

Sot rreth orës 11:00, në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ka ndodhur një incident ku janë sulmuar një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik gjatë kryerjes
ShkoLartë