sekuestrimi i 37 kg narkotike gjykata merr vendim per pese te pandehurit 6aecaa23bd04f

​Sekuestrimi i 37 kg narkotikë, gjykata merr vendim për pesë të pandehurit

November 5, 2026
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar sot nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve I.S., F.S., A.C., A.E. dhe V.S., dy ditë pas sekuestrimit të 37 kilogramëve narkotikë në një aksion nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Dy nga personat e arrestuar janë shtetas turq, një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Kosovës.

Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, në një konferencë për media dje tha se aksioni është rezultat i një hetimi të nisur së fundmi, bazuar në informacione të siguruara nga AKI.

Ndërsa, prokurori i rastit, Atdhe Dema, bëri të ditur se vlera e sasisë së sekuestruar të narkotikëve vlerësohet rreth 550 mijë euro.

Përveç narkotikëve, policia ka sekuestruar edhe 5 mijë e 300 euro dhe 100 dollarë para të gatshme, një veturë, dhjetë telefona celularë, një pajisje DVR për kamerat e sigurisë, 15 fishekë dhe një prerëse.

Sipas hetimeve, dyshohet se grupi kriminal sasinë e narkotikut e ka transportuar të kamufluar në mallra komerciale nga vendet aziatike të Lindjes së Mesme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edhe gruaja e ardian bujupit reagon per skandalin e grupit ne facebook ku perfshihet banorja e bbvk 5 6aec8ef8b60f2
Lajmi i mëparshëm

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5

protestat rama neser hapim dritaren e dialogut grupe studentesh u penguan me dhune te vinin ne takim 6aecaa7c2c3ea
Lajmi i radhës

​Protestat, Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut, grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim

Të fundit nga

ShkoLartë