sekuestohet nje arme zjarri gjate kontrolleve per kapjen e personave qe leviznin me porsche panamera ne sarande 687210b6e0205

Sekuestohet një armë zjarri gjatë kontrolleve për kapjen e personave që lëviznin me “Porsche” Panamera në Sarandë

July 12, 2025
1 minut lexim

Mbëmjen e së premtes, forcat “Shqiponja” zhvilluan kontrolle në rrugën “Butrinti” në Sarandë, tek një automjet tip “Porsche”. Gjatë kontrollit, një nga personat u hodh në det duke mbajtur një çantë në qafë. Personi u kap nga policia kufitare dhe në çantë iu gjet një armë zjarri e cila u sekuestrua.

Deri tani janë shoqëruar në Komisariat 4 persona, të gjithë nga Tirana.

Mjeti u ndalua fillimisht nga forcat “Shqiponja” në rrugën “Butrinti” të cilët kanë tentuar të kontrollojnë pasagjerin e ulur në sediljen e parë.

Gjatë tentativës që ai të shoqërohej drejt furgonit që ndodhej vetem 1 metër larg mjetit “Porsche”, i dyshuari është larguar me vrap, është futur mes turmës me turistë dhe është hedhur në det.

Në të njëjtin çast, është tentuar të neutralizohet pasagjeri që ndodhej në sediljen mbrapa, i cili mbante gjithashtu një çantë krahë qafë.

Në këtë moment, duke përfituar nga fakti që gjithë forcat po ndiqnin personin që u hodh në det, dhe duke qenë se pranë tij ishte vetëm një efektiv policie, ai është larguar me vrap mes mjeteve të parkuara, madje duke hypur mbi një prej tyre. Nuk dihet ende nëse mes 4 personave të shoqëruar është edhe ky i fundit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje shtet evropian ka kete shenje nje tjeter po mendon per perdorimin e tij a e dini per cfare sherben 6871fe35d87aa
Lajmi i mëparshëm

Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

17 gjoba institucioneve per shkelje te qasjes ne dokumente publike dhe mbrojtje te te dhenave personale 6872112f89015
Lajmi i radhës

17 gjoba institucioneve për shkelje të qasjes në dokumente publike dhe mbrojtje të të dhënave personale

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë