sekreti i fotos se maduros analiza e ekspertit e corientuan dhe e filmuan qe te mos zvarrise gjyqin 695afcea5377d

“Sekreti” i fotos së Maduros, analiza e ekspertit: E çorientuan dhe e filmuan që të mos zvarrisë gjyqin

January 5, 2026
min lexim

Fotografia e presidentit venezuelas Nicolas Maduro, i arrestuar dhe i shoqëruar në bordin e një anijeje ushtarake amerikane nuk është e rastësishme dhe as simbolike.

Sipas ekspertit amerikan të sigurisë dhe inteligjencës, John Miller, çdo detaj në atë fotografi është pjesë e një protokolli strikt arrestimi dhe transferimi, i ndjekur zakonisht në raste me ndjeshmëri të lartë.

Maduro shfaqet me pranga në duar dhe me syze të errëta mbrojtëse. Sipas Millerit, këto syze nuk kanë lidhje me ekspozimin ndaj dritës, por shërbejnë për ta çorientuar të arrestuarin. “Në këtë mënyrë ai nuk e di se ku ndodhet dhe as drejtimin e lëvizjes nga pika A në pikën B”, shpjegon eksperti.

Po ashtu, Maduro mban një jelek shpëtimi të fryrë dhe kufje në vesh. Miller sqaron se kufjet përdoren për t’i penguar dëgjimin e bisedave përreth. “Ai nuk mund të dëgjojë komunikimet mes agjentëve dhe, më e rëndësishmja, nuk mund të pretendojë më vonë në gjykatë se iu bë presion verbal apo psikologjik gjatë transportit”, thekson ai.

Sipas ekspertit, i gjithë procesi i shoqërimit të Maduros është filmuar që nga momenti i arrestimit e deri në mbërritjen e tij në qelinë e paraburgimit. Këto pamje, thotë Miller, janë një mburojë ligjore për palën akuzuese. Në rast se mbrojtja apo vetë Maduro do të ngrejë pretendime për keqtrajtim fizik apo verbal, videoja mund të përdoret si provë për të rrëzuar çdo akuzë të tillë.

Një tjetër detaj domethënës në fotografi është xhaketa e njërit prej agjentëve pranë Maduros, ku duket qartë mbishkrimi “DEA”. Sipas Millerit, ky element është kyç për të kuptuar se kush ka autoritetin ligjor në këtë operacion.

“Fakti që aty shfaqet DEA do të thotë se Maduro është arrestuar nga autoritetet federale të zbatimit të ligjit në SHBA, konkretisht nga zyra e DEA-së në Neë York, dhe po transportohet për t’u paraqitur në seancë gjyqësore”, shpjegon eksperti.

Ai shton se forcat speciale “Delta Force” kanë kryer operacionin ushtarak për kapjen dhe sigurimin e objektivit, por vetëm për t’i hapur rrugë strukturës që ka mandat ligjor për arrestimin dhe procedimin penal. “DEA është e vetmja agjenci që mund të veprojë në territore të huaja me një mandat arresti federal amerikan”, thekson Miller.

Sipas tij, kjo tregon se rasti i Maduros nuk është thjesht një veprim ushtarak apo politik, por një proces i ndërtuar mbi bazë ligjore, që synon ta çojë presidentin venezuelas përballë drejtësisë amerikane.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

musk dhe trump darkojne ne mar a lago lene pas marredheniet e acaruara prej muajsh 695afb3744e5a
Lajmi i mëparshëm

Musk dhe Trump darkojnë në Mar-A-Lago, lënë pas marrëdhëniet e acaruara prej muajsh

jennifer lopez kerkon respekt teksa vendos rregulla te reja ne lidhje gjate nje momenti emocional ne las vegas 695b0332cb555
Lajmi i radhës

Jennifer Lopez kërkon “respekt” teksa vendos rregulla të reja në lidhje gjatë një momenti emocional në Las Vegas

Të fundit nga

Venezuelë, ngrihet komision për lirimin e Maduros

Gjatë mbledhjes së saj të parë të kabinetit, Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, njoftoi masa urgjente për të adresuar krizën në vendin e saj, duke përfshirë krijimin e një komisioni
ShkoLartë