sekretari i pergjithshem i kryeministrise engjell agaci nen lupen e spak shfaqet ne publik me badigarde 694a9b159bff9

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi nën lupën e SPAK, shfaqet në publik me badigardë

December 23, 2025
1 minut lexim

Emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi po përflitet së fundmi në qarqe politike dhe mediatike si një nga personat që ndodhen nën vëmendjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimit të aferave me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Burime jozyrtare flasin për një intensifikim të interesit të organit të akuzës ndaj një tenderi sekret, ku po verifikohen lidhjet, vendimmarrjet dhe përfitimet e mundshme të paligjshme të Agaçit, por edhe për një transaksion që lidhet me inceneratorët.

Ndërkohë, Agaçi është parë dje në zonën e Bllokut në kryeqytet, në shoqërinë e familjes së tij, ndërsa sot në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, këtë herë i shoqëruar nga disa persona që besohet se ishin badigardë.

Lëvizjet e tij në publik kanë tërhequr vëmendje, duke shtuar spekulimet në këtë klimë të tensionuar, ku çdo emër i lidhur me tendera publikë dhe teknologjinë e shtetit po shihet me lupë nga drejtësia e re.

Në tetor 2022 por edhe në maj të vitit të kaluar Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi u thirr dhe u pyet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Ai deklaroi se ishte thirrur si person që ka dijeni për inceneratorin e Tiranës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mf edhe 14 2 milione euro perkrahje per kompanite vendore jane transferuar dy transhe nga buxheti te banka zhvillimore 694a99106ff85
Lajmi i mëparshëm

MF: Edhe 14.2 milionë euro përkrahje për kompanitë vendore, janë transferuar dy transhe nga Buxheti te Banka Zhvillimore

te dielen egnatia dinamo city luftojne per trofeun e pare te edicionit 694a9b742b2bc
Lajmi i radhës

Të dielën, Egnatia – Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të edicionit

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e martë 13 Janar 2026

Dashi Edhe pse do jeni shumë të ngarkuar gjatë kësaj dite, sërish do gjeni kohë për veten dhe për njerëzit më të dashur. Do dini ta ekuilibroni ditën në mënyrë mjaft të

Moti sot kryesisht i vranët dhe i ftohtë

Mot kryesisht i vranët do të mbajë në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat minimale do të zbresin nga -12 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga
ShkoLartë