sekretari amerikan i mbrojtjes therret me urgjence ne takim udheheqesit ushtarake amerikane nga e gjithe bota 68d5b7971794f

​Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

September 25, 2025
1 minut lexim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth do të mbledhë qindra gjeneralë, admiralë dhe oficerë të tjerë nga e gjithë bota në Virxhinia javën e ardhshme, shkruan Washington Post, për një takim për të cilin “as gjeneralët e lartë dhe shtabet e tyre nuk e dinë arsyen”.

Takimi, në të cilin janë ftuar edhe udhëheqësit e të gjitha komandave amerikane – në Evropë, Lindjen e Mesme, Azi-Paqësor, ka ngritur disa shqetësime për sigurinë dhe largimin e udhëheqësve ushtarakë nga zonat e krizës. Takimi do të mbahet në bazën e Marinës në Quantico javën e ardhshme. Një zëdhënës i Pentagonit konfirmoi takimin, por nuk dha asnjë detaj ose shpjegim, transmeton RTSH.

Sipas Washington Post, kjo është diçka krejtësisht e pazakontë që po shkakton “konfuzion dhe alarm”, duke pasur parasysh se disa udhëheqës të forcave të armatosura tashmë janë shkarkuar këtë vit.

Hegseth po përgatit gjithashtu një strategji të re të mbrojtjes kombëtare që është riemëruar “Departamenti i Luftës”. Pritshmëria është që “siguria dhe mbrojtja e brendshme” do të bëhet prioritet i forcave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

openai perfiton miliarda te tjere nga marreveshja e re me coreweave 68d5b74e0b4ec
Lajmi i mëparshëm

OpenAI përfiton miliarda të tjerë nga marrëveshja e re me CoreWeave

mashtrime me abonimin prime amazon ben gati miliardat per ti shpetuar gjyqit 68d5b94596820
Lajmi i radhës

Mashtrime me abonimin Prime? Amazon bën gati miliardat për t’i shpëtuar gjyqit

Të fundit nga

ShkoLartë