Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth: Trump arriti atë që të tjerët vetëm e premtuan! Irani u gjunjëzua

June 26, 2025
1 minut lexim

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, doli në mbrojtje të sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit, duke kritikuar raportimet e mediave amerikane që sugjeronin se operacionet kishin pasur ndikim të kufizuar në programin bërthamor iranian.

“Shpresoj që të gjitha mediat të gjejnë kohën të pranojnë siç duhet këtë ndryshim historik në sigurinë e kontinentit, një objektiv për të cilin presidentët e mëparshëm vetëm kanë folur, por Presidenti Trump e realizoi. Kjo është një arritje madhore”, deklaroi Hegseth të enjten.

Deklarata e tij vjen pas raportimeve të shërbimeve inteligjente amerikane, të cilat në një vlerësim paraprak thonë se sulmet nuk kanë asgjësuar elementët kyç të programit bërthamor të Iranit, por vetëm e kanë shtyrë për disa muaj.

“Ky është vetëm një vlerësim paraprak, i bërë brenda 36 orëve nga sulmi. Vetë dokumenti pranon se nevojiten javë për një analizë të plotë,” shtoi Hegseth.

“Kapacitetet bërthamore iraniane u shkatërruan”

Ministri theksoi se sulmet krijuan kushtet për përfundimin e konfliktit, duke goditur rëndë infrastrukturën bërthamore të Teheranit. Ai shtoi se nuk ka informacion që të sugjerojë se Irani kishte zhvendosur uranium të pasuruar përpara sulmeve.

Trump sulmon mediat: “Largoni gazetarët e CNN dhe New York Times”

Ndërkohë, presidenti Donald Trump reagoi ashpër ndaj mediave si CNN dhe New York Times, duke i akuzuar për raportim të njëanshëm dhe duke kërkuar largimin e gazetarëve që mbuluan zhvillimet.

Sulmet ndaj Iranit vijojnë të jenë një pikë e nxehtë debati në politikën amerikane dhe ndërkombëtare, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

​Më shumë se 500 lloje zogjsh mund të zhduken në 100 vjetët e ardhshëm

Të fundit nga

Rodri jep dy emra

Kush e meriton Topin e Artë këtë vit? Alternativat janë të shumta, por një ide e ka dhënë mesfushori i Manchester City, Rodri, në një intervistë të fundit. Spanjolli, fitues aktual i
sqmken
ShkoLartë