23019 1

Sejfullahu: Rritja e çmimit për marrjen e patent shoferit, investim në cilësi, siguri dhe teknologji moderne!

October 29, 2025
1 minut lexim

Nga data 1 nëntor 2025, në të gjitha auto shkollat e Shkupit do të hyjë në fuqi çmimorja e re për marrjen e patent shoferit të kategorisë “B”, vendim ky i miratuar në mbledhjen përfundimtare të Shoqatës së Auto Shkollave të Shkupit.

Sipas rregullores së re, tarifat për trajnim do të jenë si më poshtë:

🟢 Teoria dhe praktika: 33.000 denarë

🟢 Dy orë plotësuese në ditë: 2.000 denarë

🟢 Përdorimi i veturës për provim: 1.500 denarë

Në lidhje me këtë vendim, Bekim Sejfullahu, pronar i Auto Shkollës BEKO dhe anëtar aktiv i Shoqatës së Auto Shkollave të Shkupit, thekson se rritja e çmimeve është një hap i domosdoshëm drejt përmirësimit të cilësisë dhe sigurisë në procesin e aftësimit të kandidatëve.

“Kjo rritje e çmimit bëhet me qëllim të modernizimit të mjeteve të punës, vetëm e vetëm që kandidatët të kenë kushtet maksimale për t’u aftësuar dhe për t’u përballur me sfidat në komunikacion,” – ka deklaruar Sejfullahu për Gazeta.mk.

InShot 20251029 213825391

Auto Shkolla BEKO, e njohur për profesionalizmin, disiplinën dhe trajnimet e personalizuara, tashmë ka ndërmarrë hapa konkret drejt modernizimit:

✅ Investime në automjete të reja dhe ekologjike,

✅ Përdorim të sistemeve interaktive për mësim teorik,

✅ Krijimin e kushteve bashkëkohore për zhvillimin e praktikës në terren.

Sipas Sejfullahut, qëllimi është i qartë, të përgatiten drejtues të përgjegjshëm, të sigurt dhe të vetëdijshëm në rrugë, në përputhje me standardet më të larta evropiane.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lajmet per ndarje ky eshte reagimi i kleas 69027672350e3
Lajmi i mëparshëm

Lajmet për ndarje, ky është reagimi i Kleas

mela dibra meriton kushte me te mira investime dhe vizion te qarte per te ardhmen 69027ff5f2190
Lajmi i radhës

Mela: Dibra meriton kushte më të mira, investime dhe vizion të qartë për të ardhmen

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë