sejdiu zjarri ne afersi te zhelines dyshohet se eshte i qellimshem jane gjetur goma 687bc991da558

Sejdiu: Zjarri në afërsi të Zhelinës dyshohet se është i qëllimshëm, janë gjetur goma!

July 19, 2025
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu thotë se dyshon që zjarri në rajonin e kësaj komune, në afërsi të autostradës Shkup-Tetovë, është shkaktuar qëllimisht, përcjell TV21. Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali tha se zjarri nuk i rrezikon vendbanime, ndërkaq theksoi se shumë shpejt pritet të vihet në kontroll.

“Në bazë të informacioneve tona dhe Njësisë së Zjarrfikësve Tetovë, kanë hasur në tre goma të ndezura, për të cilat ne dyshojmë që janë qëllimisht të hedhura këtu dhe jemi duke punuar edhe me Prokurorinë dhe me Policinë e Tetovës, edhe të Grupçini kuptohet, që të gjejmë autorët e kësaj vepre të shëmtuar”, tha Sejdiu.

“Momentalisht e kemi helikopterin e Ushtrisë në terren. Në ora 16 pritet dy aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të vijnë për ndihmë për shuarjen e zjarrit. Nuk rrezikohen vendbanimet, besoj shumë shpejtë zjarrin do ta shuajmë, do ta neutralizojmë”, tha Ali.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

santiana maloku mahnit me paraqitjen e saj verore ne bregdetin shqiptar 687bc559799ef
Lajmi i mëparshëm

Santiana Maloku mahnit me paraqitjen e saj verore në bregdetin shqiptar

zjarret ne shqiperi 4 vatra ende aktive deme te medha ne pyje dhe ullishte 687bd7ddd04f6
Lajmi i radhës

Zjarret në Shqipëri – 4 vatra ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë