sejdiu regjistrimi 2021 projekt politik per zvogelimin dhe fshirjen e shqiptareve 685ff4c1d74c9

Sejdiu: Regjistrimi ‘2021, projekt politik për zvogëlimin dhe fshirjen e shqiptarëve

June 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 qershor – Në një konferencë për media të mbajtur sot, kryetari i Komunës së Zhelinës dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, Blerim Sejdiu, hodhi akuza të rënda ndaj Entit Shtetëror të Statistikave dhe BDI-së për manipulime të qëllimshme gjatë regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, duke e cilësuar atë si një projekt politik për të minimizuar numrin e shqiptarëve në vend.

“Ky nuk ishte një proces statistikor. Ky ishte projekt politik, i ideuar për të zvogëluar shqiptarët në letra, për t’i fshirë nga statistikat, për t’i nxjerrë jashtë vendimmarrjes”, deklaroi Sejdiu.

Ai akuzoi BDI-në dhe LSDM-në për bashkëpunim në këtë proces të cilin e quajti “një nga padrejtësitë më të mëdha institucionale që i është bërë ndonjëherë popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut”.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parade e krenarise ne budapest pavaresisht ndaleses se orbanit 685ff1b2e0929
Lajmi i mëparshëm

Paradë e Krenarisë në Budapest pavarësisht ndalesës së Orbanit

kushtetuesja ska zhberje te regjistrimit 685ff806df84d
Lajmi i radhës

Kushtetuesja: S’ka zhbërje të regjistrimit

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë