sejdiu profesor ruhi demiri bartes i listes se keshilltareve ne komunen e zhelines 68b83bf00ed3e

Sejdiu: Profesor Ruhi Demiri bartës i listës së këshilltarëve në Komunën e Zhelinës

September 3, 2025
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu njofton se në zgjedhjet lokale 2025-2029, bartës i listës së këshilltarëve në Komunën e Zhelinës do të jetë profesori i nderuar Ruhi Demiri.

Profesor Demiri është një figurë e njohur e arsimit, i cili ia ka kushtuar jetën edukimit dhe formimit të gjeneratave të reja. Përmes përkushtimit të tij, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin e shumë kuadrove që sot kontribuojnë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe publike.

Me një përvojë të gjatë në angazhime publike, profesor Demiri ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Zhelinës në vitin 2000, duke dëshmuar se angazhimi i tij për të mirën e përgjithshme ka qenë gjithmonë parim dhe udhërrëfyes.

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, thekson se përmes profesor Demirit dhe ekipit të VLEN, zëri i qytetarëve do të përfaqësohet me dinjitet dhe vendosmëri në Këshillin Komunal, duke sjellë njohuri, përvojë dhe integritet në vendimmarrje.
Sot, me vizion të ri dhe përkushtim të palëkundur, Ruhi Demiri i bashkohet platformës së VLEN për një Zhelinë që ecën përpara, me dije dhe transparencë, për të ndërtuar një komunë ku qytetari ka zërin dhe fuqinë e vet.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bujar osmani ne vec drejte do te punojme 68b8361ab6342
Lajmi i mëparshëm

Bujar Osmani: Ne veç drejtë do të punojmë

ministri i jashtem bullgar i dergoi leter be se maqedonia udheheq politike konfrontimi dhe provokimesh 68b842906b76e
Lajmi i radhës

Ministri i jashtëm bullgar i dërgoi letër BE-së: Maqedonia udhëheq politikë konfrontimi dhe provokimesh

Të fundit nga

ShkoLartë