sejdiu ne mandatin e ardhshem perfundojm rruget merove sallareve dhe cerove zheline 68e42dec20b23

Sejdiu: Në mandatin e ardhshëm përfundojm rrugët Merovë- Sallarevë dhe Cerovë- Zhelinë

October 6, 2025
1 minut lexim

Kryetari aktual i Komunës së Zhelinës dhe kandidati për një mandat të tretë nga koalicioni VLEN, Blerim Sejdiu, ka premtuar përfundimin e dy rrugëve kyçe në komunë gjatë mandatit të ardhshëm: Merovë–Sallarevë dhe Cerovë–Zhelinë.

Deklarata u bë gjatë debatit zgjedhor përballë kandidatit të koalicionit AKI për Komunën e Zhelinës.

Ai shtoi se projektet janë tashmë të planifikuara dhe se përgatitjet teknike dhe financiare janë në fazë të avancuar, duke garantuar se realizimi i tyre do të nisë menjëherë në fillim të mandatit të ardhshëm.

Në këtë debat Sejdiu foli dhe zbuloi edhe listën e projekteve të përfunduara dhe atyre në proces, duke theksuar se fokusi ka qenë gjithmonë në interesin e qytetarëve.

Rrugët Merovë–Sallarevë dhe Cerovë–Zhelinë janë kërkesa të kahershme të banorëve të zonave përkatëse, të cilët presin zgjidhje për përmirësimin e infrastrukturës dhe qasjes më të lehtë ndërmjet vendbanimeve.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perkrahje e fuqishme per kasamin ne lagjen teqe dhe bregu i diellit keto lagje po transformohen bashke me mbare tetoven 68e42d7c6499a
Lajmi i mëparshëm

Përkrahje e fuqishme për Kasamin në Lagjen Teqe dhe Bregu i Diellit: Këto lagje po transformohen bashkë me mbarë Tetovën

siljanovska davkova besoj ne qellimet e mira dhe angazhimin e kroacise dhe sllovenise per perparimin e pershpejtuar te rajonit drejt be se 68e4348f5ab6c
Lajmi i radhës

Siljanovska-Davkova: Besoj në qëllimet e mira dhe angazhimin e Kroacisë dhe Sllovenisë për përparimin e përshpejtuar të rajonit drejt BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë