sejdiu i reagon kostovskit komunat u takojne qytetareve jo etnive 691a3af595eae

Sejdiu i reagon Kostovskit: Komunat u takojnë qytetarëve, jo etnive

November 16, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka reaguar ndaj mënyrës së interpretimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale nga kryetari i Butelit Darko Kostovski, i cili fitoret dhe humbjet në komuna i lidhi me përkatësinë etnike të votuesve.
Sejdiu theksoi se një logjikë e tillë krijon ndasi të panevojshme dhe nuk i shërben asnjë komuniteti.
“Nëse rezultatet e zgjedhjeve nëpër komuna matin ‘fitoret’ sipas përkatësisë etnike, siç po i interpreton kolegu Darko Kostovski, atëherë del se maqedonasit ‘e kanë kthyer’ Kërçovën, ndërsa ‘e kanë humbur’ Çashkën. Me të njëjtën logjikë, në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët do të duhej të garonin për ta ‘marrë’ edhe Komunën e Butelit,” shkroi ai.
Sejdiu nënvizoi se ky këndvështrim është i gabuar dhe i dëmshëm.
“Kjo qasje nuk i shërben askujt dhe veçse krijon ndasi të panevojshme etnike. Komunat nuk janë pronë e asnjë etnie. Komunat u takojnë qytetarëve.”
Ai apeloi për fokus te funksionaliteti i institucioneve dhe bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve.
“Qëllimi ynë duhet të jetë krijimi i institucioneve funksionale, bashkëpunim dhe progres për të gjithë, pavarësisht se cilës etni i takojnë.”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jo ajo qe mendoni ju zbuloni se perse grate terhiqen ndaj meshkujve misterioze 691a31773c67a
Lajmi i mëparshëm

Jo ajo që mendoni ju/ Zbuloni se përse gratë tërhiqen ndaj meshkujve misteriozë!

ne shtepine e shendetit ne kumanove mungojne mjeket 691a421001ed7
Lajmi i radhës

Në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë mungojnë mjekët

Të fundit nga

ShkoLartë