sejdini ne arrest shtepiak dorezon garanci prej 1 15 milione eurosh 6a6371a131e5f

Sejdini në arrest shtëpiak, dorëzon garanci prej 1.15 milionë eurosh

July 24, 2026
1 minut lexim

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Muamed Sejdini, pas gati 100 ditësh në paraburgim, është liruar dhe nga sot do të qëndrojë në arrest shtëpiak.

“Sejdini ka dorëzuar në gjykatë një garanci bankare në vlerë prej 1.15 milionë eurosh, e cila u pranua për t’ia zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak, ndërsa pret gjykimin për akuzat që lidhen me përvetësimin e mbi 700 mijë eurove në projektin e ndërtimit të tribunës së stadiumit në Ohër, si dhe për keqpërdorime financiare në Federatën e Futbollit të Maqedonisë.

Sipas njoftimit të gjykatës, garancia është siguruar përmes vendosjes së hipotekës mbi një pronë të paluajtshme.

Njëkohësisht, për të garantuar praninë e tij gjatë procedurës gjyqësore, Sejdinit i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar largimi nga vendi”:, ka shkruar media maqedonase “Ekipa”.

Ai ishte arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, ndërsa më 24 prill i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit te dëshmitarët gjatë hetimeve.

“Sejdini dyshohet për veprën penale “Përvetësim në detyrë zyrtare”, sipas nenit 354 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.
Gjykata Penale bëri të ditur se, pas kërkesës së mbrojtjes për zëvendësimin e paraburgimit me garanci, Prokuroria dha mendim pozitiv.

Gjyqtari i procedurës paraprake e pranoi kërkesën dhe, meqë ndaj vendimit nuk u paraqit ankesë, ai ka hyrë në fuqi”, ka shkruar media maqedonase.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zendaya dhe tom holland rikthejne kujtimet e spider man cifti rikrijon fotot ikonike pas 10 vitesh 6a636efcbfe6f
Lajmi i mëparshëm

Zendaya dhe Tom Holland rikthejnë kujtimet e “Spider-Man”/ Çifti rikrijon fotot ikonike pas 10 vitesh…

perplasje me policine ne cegran 25 vjecari perfundon ne pranga 6a6372ee5eb32
Lajmi i radhës

Përplasje me policinë në Çegran, 25-vjeçari përfundon në pranga

Të fundit nga

ShkoLartë