sediljet e mbuluara me gjak dhe njerez duke bertitur 11 te plagosur nga sulmi me thike ne nje tren ne britani reagojne kryeministri starmer dhe mbreti charles iii 6907d26bbc5b2

Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III

November 2, 2025
1 minut lexim

Britania u trondit mbrëmjen e së shtunës nga një sulm masiv me thikë në një tren me destinacion Londrën, ku nëntë persona mbetën të plagosur rëndë.

Ngjarja u regjistrua në trenin e linjës LNER, pak pas nisjes nga stacioni i Peterborough. Sipas Policisë së Transportit Britanik, një 32-vjeçar britanik është arrestuar si autor i dyshuar, ndërsa një tjetër person i ndaluar u la i lirë. Hetuesit konfirmojnë se deri tani nuk ka prova që sulmi të lidhet me terrorizmin.

Si ndodhi ngjarja

Dëshmitarët treguan se panë pasagjerë që vraponin të frikësuar dhe përpiqeshin të barrikadoheshin në tualetet e trenit, ndërsa sediljet ishin të mbuluara me gjak. Treni u ndal emergjentisht në stacionin Huntingdon, ku policia e armatosur ndërhyri dhe arrestoi autorin brenda pak minutash.

Një anëtar i stafit të linjës hekurudhore, i cili tentoi të neutralizonte sulmuesin, është në gjendje kritike. Sipas policisë, veprimet e tij “shpëtuan jetë”.

Reagimet

Kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi ngjarjen “thellësisht shqetësuese”, duke falënderuar forcat e rendit për reagimin e shpejtë. Edhe Mbretëresha Camilla dhe Mbreti Charles shprehën ngushëllimet për viktimat.

Hetimet

Në vijim, policia po heton motivet e autorit, ndërsa përjashton skenarin terrorist. “Nuk ka asgjë që sugjeron terrorizëm në këtë fazë,” tha polici John Loveless.

Sulmet me thikë në Britani janë rritur vitet e fundit, me mbi 51 mijë raste të regjistruara në Angli dhe Uells gjatë 12 muajve të fundit, sipas statistikave zyrtare.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky falenderon gjermanine per sistemet patriot nje hap i perbashket per te mbrojtur jeten nga terrori rus 6907d0949a4ef
Lajmi i mëparshëm

Zelensky falenderon Gjermaninë për sistemet Patriot: Një hap i përbashkët për të mbrojtur jetën nga terrori rus

shba te sulmojne anijet ne karaibe 6907d685c9e4f
Lajmi i radhës

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

Të fundit nga

ShkoLartë